Peleshi në Nismën SHBA-Karta e Adriatikut: Angazhim maksimal të përmbushim këtë iniciativ

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi mori pjesë në Ministerialin e Mbrojtjes në kuadër të iniciativës rajonale SHBA-Karta e Adriatikut (A5), që u kryesua nga Maqedonia e Veriut. Në fokus të diskutimeve ishin çështjet aktuale të sigurisë dhe mbrojtjes së rajonit të Ballkanit dhe më gjerë.

Në një sesion të dedikuar iu kushtua një rëndësi e veçantë, angazhimit në kuadër të kësaj iniciative, implementimit të konceptit të rivitalizimit të kartës së Adriatikut, angazhimit të përbashkët në misionet e NATO-s për ruajtjen e sigurisë dhe mbështetjen e paqes, bashkëpunimit rajonal në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes si dhe kontributit në sigurinë globale.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, gjatë fjalës së tij u shpreh se Shqipëria do të vijojë të kontribuojë për stabilitetin, sigurinë dhe paqen në rajon, të cilat arrihen duke promovuar dialogun politik, fqinjësinë e mirë si dhe adresimin e çështjeve të nxehta dypalëshe ose shumëpalëshe, bazuar dhe në respekt të marrëveshjeve dhe legjislacionit ndërkombëtar, pasi rajoni i Ballkanit Perëndimor është një faktor kyç gjeostrategjik për NATO-n dhe Bashkimin Europian.

Duke qenë se kryesimin e SHBA-Karta e Adriatikut për vitin 2024 do ta marrë Shqipëria, Ministri Peleshi, u garantoi vendeve pjesëmarrëse se Ministria e Mbrojtjes do të jetë tërësisht e angazhuar që të përmbushë të gjitha detyrimet ndaj kësaj iniciativave, të rrisë vizibilitetin dhe rëndësinë e Kartës së Adriatikut, të promovojë “Politikën e Dyerve të Hapura”, si një nga principet themelore të këtij angazhimi rajonal. Në këtë perspektivë, ministri Peleshi u kërkoi vendeve anëtare të A5 të pranojnë kërkesën e Kosovës për tu anëtarësuar me të drejta të plota në këtë iniciativë.

Gjatë punimeve të këtij Ministeriali, Ministri Peleshi zhvilloi një takim dypalësh me Celeste Wallander, Asistente Sekretare e Mbrojtjes të SHBA-ve për Çështjet e Sigurisë Ndërkombëtare.  Peleshi e njohu Wallander, mbi rolin dhe kontributin e vendit në Aleancë duke i kushtuar vëmendje të veçantë rolit të Shqipërisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Lexo edhe :  Në Shqipëri ka 1 kafe për çdo 92 qytetarë, ja sa kanë shpenzuar ata gjatë një viti

Gjithashtu ministri Peleshi zhvilloi një takim me Ministrin e Mbrojtjes të Kosovës, Ejup Maqedonci, me të cilin diskutoi çështje të interesit të përbashkët në kuadrin bilateral dhe atë rajonal.

Iniciativa rajonale SHBA-Karta e Adriatikut (A5), cilësohet si një nga iniciativat rajonale më të rëndësishme. Në këtë takim morën pjesë ministra dhe përfaqësues të ministrive të mbrojtjes nga Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kroacia, SHBA si dhe Sllovenia, Kosova dhe Serbia. /O.S

Të fundit

Ekspertët e sigurisë paralajmerojnë: NATO nuk eshtë gati për nje luftë

NATO nuk është gati për një luftë brutale në Arktik me Vladimir Putin, kanë paralajmëruar analistët. Pavarësisht stërvitjeve masive të...

Meloni me ‘mision sekret’ në SHBA: Do të takojë Trump, por nuk dihet pse

Mision sekret për Giorgia Melonin në SHBA. Kryeministrja italiane u nis drejt Shteteve të Bashkuara për të takuar presidentin e zgjedhur Donald Trump. Një takim...

SHBA, funerali shtetëror gjashtëditor i ish-presidentit Jimmy Carter

Gjashtë ditët e funeralit për ish-Presidentin Jimmy Carter filluan të shtunën në Xhorxhia. Jimmy Carter vdiq më 29 dhjetor në moshën 100-vjeçare. Ceremonitë e transmetuara drejtpërdrejt...

“Në fillim jam trembur…”, Eno Popi tregon raportin e veçantë me të bijën

Prej vitesh, Eno Popi jeton mes Kanadasë dhe Shqipërisë. Bashkëshortja dhe e bija 6-vjeçare jetojnë atje, ndërsa Eno, për shkak të punës së tij,...

Përfshihen nga flakët dy banesa në Pogradec

Dy banesa janë përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 4 në Pogradec. Dy banesat janë përfshirë nga zjarri pasi mësohet se...

Lajme të tjera

Web TV