Përgjigja se pse Kim Kardashian u shpall ‘Burri i vitit’ nga GQ

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndoshta edhe ju si shumë të tjerë mund të keni mbetur të habitur se si Kim Kardashian u shfaq në një nga kopertinat e numrit “Burri i Vitit” të GQ për vitin 2023.

Pra, duke qenë grua, çfarë do Kim në këtë kopertinë?

Kim fitoi titullin ‘Burri i Vitit’ pasi zgjeroi perandorinë e saj shumë miliardë dollarëshe ‘Skims’ duke përfshirë veshjet për meshkuj. Ajo gjithashtu nisi një partneritet me NBA që të brendshmet e saj të jenë ë brendshmet zyrtare të ligës.

Siç shpjegoi bashkëthemeluesja e ‘Skims’, Jens Grede, “Kim është Michael Jordan i brezit të influencuesve. Shumë 19-vjeçarë që nuk e kanë parë kurrë Jordanin të luante dhe nuk luajnë vetë basketboll, veshin Air Jordans çdo ditë. Ndoshta ju nuk shikoni Kardashians çdo javë, por jeni një klient i Skims.”

Kim tha se ajo futi edhe veshje për meshkuj, sepse ajo “thjesht donte që burrat të zbulonin se për çfarë bën fjalë e gjithë zhurma rreth saj”.

Për foton e saj të kopertinës “Burri i Vitit”, Kim veshi një seri veshjesh për meshkuj, si dhe disa nga veshjet e saj më joshëse tradicionale. Në intervistën e saj me revistën, ajo diskutoi më së shumti se si është frymëzuar nga babai i saj i ndjerë, Robert Kardashian, i cili vdiq në vitin 2003. Kardashians janë udhëhequr nga Kris Jenner, duke detajuar kështu ndikimin që Kim pati nga figura e babait ishte anekdota perfekte.

Përveç Kim, Jacob Elordi, Travis Scott dhe Tom Ford ishin gjithashtu në kopertinat e ‘Burrit të Vitit’ për vitin 2023.

Cilat gra të tjera kanë qenë ‘Burri i Vitit’?

Zgjedhja e një gruaje për titullin ‘Burri i Vitit’ nuk është një lëvizje e re. Jennifer Aniston ishte gruaja e parë që fitoi titullin në vitin 2005.

Lexo edhe :  Themeluesi i Playboy pagoi 75 mijë dollarë për t’u varrosur pranë Marilyn Monroe

Gra të tjera që kanë qenë në kopertinën e ‘Burrit të Vitit’ janë Mila Kunis (2011), Rihanna (2012), Shailene Woodley (2014), Gal Gadot (2017), Serena Williams (2018), Jennifer Lopez (2019) dhe Megan Thee Stallion ( 2020).

Sa është pasuria e Kim Kardashian?

Pavarësisht nga kritikat që ka marrë Kim që u shpall ‘Burri i Vitit’, nuk mund të mohohet se ajo është kthyer në një histori të pabesueshme suksesi. Nëna e katër fëmijëve vlerësohet se ka një pasuri prej më shumë se 1.7 miliardë dollarësh, sipas Forbes.

Pjesa më e madhe e pasurisë së Kim është nga ‘Skims’, e cila kap vlerën e 4 miliardë dollarëve. Ajo gjithashtu shiti 20 për qind të kompanisë së saj të kozmetikës, ‘KKW Beauty’, e cila është mbyllur, për 200 milionë dollarë në vitin 2020. Kim gjithashtu ka linjën e saj të kujdesit të lëkurës SKKN, një karrierë televizive që përfshin më shumë se 15 vjet, një fond kapitali privat investimesh në pasuri të paluajtshme etj./E.Ç

Të fundit

Ushtria amerikane pritet të fillojë dërgimin e imigrantëve në Gjirin e Guantanamos

Avioni i parë ushtarak me imigrantë të arrestuar pritet të niset të martën drejt Gjirit të Guantanamos, sipas zyrtarëve...

Upss, çfarë ishte kjo? Ledri Vula bën veprimin e papritur ndaj Eglit

Por me veprimin e fundit Ledri ka ndez gjithë rrjetin, shkruan “Kosovarja”. Në ‘story’ Ledri ishte ai i cili ka ripostuar një video te Eglit...

Shurupi magjik i kollës me shegë dhe mjaltë/ Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dobëson mekanizmat mbrojtës të imunitetit, kolla e ka rrugën...

Mediat greke: Mbi 11 mijë banorë të Santorinit janë larguar nga ishulli

Banorët e Santorinit po largohen masivisht nga ishulli pas lëkundjeve të vazhdueshme sizmike që kanë tronditur zonën. Sipas raportimeve nga mediat greke, mbi 11...

Administrata Trump harton urdhrin ekzekutiv për të eliminimin e Departamentit të Arsimit

  Administrata Trump ka filluar hartimin e një urdhri ekzekutiv që do të nisë procesin e eliminimit të Departamentit të Arsimit, masa e fundit e...

Lajme të tjera

Web TV