6 mijë lekë kg e fasuleve!/Meta kundër buxhetit 2024: 136 mln € për PPP që janë nën hetim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shprehur rezerva në lidhje me buxhetin e vitit 2024. Në një konferencë për mediat Meta theksoi se ky buxhet do t’i japë goditje profesioneve të lira me rritjen e Tatimit mbi të Ardhurat.

Po ashtu ai theksoi se alarmante është rritja e çmimeve.

“Paketa e re fiskale do të ketë efekte negative, dhe tatim të të ardhurave deri ne 23 përqind për profesionet e lira. Ky buxhet ul shpenzimet sociale dhe nuk ka rritje për pagesat e papunësisë apo të pensioneve. Shpenzimet për financimin e PPP-ve do të rriten me 136 mln euro, ndërkohë që shumica e tyre janë në hetim. Dua të nënvizojë rrezikun e rritjes së çmimeve të ushqimeve. Rritja dyshifrorë e frutave dhe perimeve, janë pjesë e shqetësimeve të konsumatorëve.”, tha Meta.

Rrezik sipas Metës është dhe zhvleftësimi i monedhës europiane, ndërsa shtoi se shqiptarët paguajnë karburantin më të shtrenjtë në rajon. “I gjithë buxheti nga fillimi deri në fund, është një buxhet klientelist, që ka si interes kryesor korrupsionin qeveritar. Pasi sikurse e përmendëm, treguesi më pozitiv i buxhetit, është rritja e angazhimit sa i takon koncesioneve apo PPP-ve. Korrupsioni është problematike. Degjenerimi i administratës është një problematikë tjetër.”, tha Meta./E.T

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV