Universiteti Politeknik nis ciklin e dytë të Studimit për Inteligjencën artificiale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Inteligjenca artificiale po mësohet në auditoret shqiptare.

Universiteti Politeknik është i pari institucion arsimor publik që e ka hapur këtë vit akademik për studentët e ciklit të dytë këtë program studimi, ku nga 60 aplikime janë pranuar vetëm 15 studentë, ata me rezultate të larta e dhuntinë për të zbërthyer teknologjinë.

“Është një nevojë e tregut të punës, një nevojë e zhvillimit të teknologjisë dhe ne e pamë të arsyeshme që këtë vit akademik të hapnim masterin shkencor për inteligjencë artificiale dhe optimizmi me diplomë të përbashkët me Universitetin e Compiègne në Francë”, u shpreh Elinda Kajo, dekanë e Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit.

Përzgjedhja e studentëve u krye në bazë të mesatares mbi 8, anglishten e mbrojtur, si dhe që studimet Bachelor i kanë kryer në fushën e teknologjisë.

“Do të kemi lëndë si machine learning, deep learning, sistemet komplekse, automozim e robotikë. Janë shumë të rëndësishme për të thelluar njohuritë në inteligjencë artificiale”, u shpreh Kajo.

Një diplomë e dyfishtë e njohur kudo në Europë është një mundësi e madhe për studentët shqiptarë të cilët semestrin e parë po e realizojnë me pedagogët vendas në gjuhë angleze, më pas do të zhvillojnë mësim me pedagogët francez këtu në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit, ndërsa vitin e dytë master, studentët më të mirë do të mund të shkojnë të ndjekin vitin akademik në Francë duke realizuar shkëmbime arsimore, në kuadër të ndërkombëtarizimit të universiteteve.

Në epokën digjitale, tregu i punës ka ndryshuar e bashkë me to edhe interesi i të rinjve mbi arsimimin e tyre, kërkesat e të cilëve po reflektohen në degët e reja që po hapin universitetet shqiptare.

“Është viti i parë dhe ne mendojmë që të vazhdojë gjatë jo thjeshtë si master shkencor , por jemi duke planifikuar që të hapim studimet në ciklin e parë Bachelor për inteligjencë artificiale dhe këtë në bashkëpunim me universitetet europiane, u shpreh dekania Elinda Kajo. /O.S

Lexo edhe :  Braçe: Carlo Bollino sulmohet sepse është kontributori kryesor për median shqiptare

Të fundit

“Hirushja” e Botërorit të Klubeve, Fluminese mposht Al Hilal dhe arrin gjysmëfinalen

Fluminense mund të quhet me plotë gojë “Hirushja” e këtij Botërori për Klube. Skuadra braziliane triumfoi mbrëmjen e sotme...

Hamasi pranon propozimin amerikan për armëpushim 60-ditor

Hamasi ka paraqitur përgjigjen e tij ndaj një propozimi për armëpushim në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, tha të premten për Reuters një zyrtar...

Ish-ambasadori: Kërkoni falje për krimet ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Ish-ambasadori, shkrimtari e studiuesi Luan Rama, është shprehur se Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë të falur popullsisë shqiptare të Çamërisë për...

“Ka rrethuar pallatin”, Braçe denoncon zaptimin e hapësirës publike

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër përmes një denoncimi lidhur me zaptimin e hapësirave publike në zonën e bllokut “1 Maji”, në Tiranë. Përmes...

Sindikata: Bankers Petroleum nuk ka paguar naftëtarët siç duhet

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas aksionit të policisë në kompaninë "Bankers Petroleum" për shmangien e taksave për 20 vite. Sindikata ka deklaruar...

Lajme të tjera

Web TV