“Transportimi nga këto shtete është e pamundur”, Tare: Ja sa kërkuan riatdhesim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Procesi i riatdhesimit të shqiptarëve të izoluar në vendet e tjera, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi është me interes për të gjithë ata që kanë të afërm jashtë.

Pikërisht për këtë problem ka folur sot zëvendësministri i Jashtëm Agron Tare.

Ai tha se janë rreth 15000 kërkesa që janë bërë për riatdhesim, ndërsa shpërndarja e shteteve është shumë e madhe, pasi ka shqiptarë edhe në Eritrea apo Timorin Lindor.

Tare tha se është bërë një listë e rasteve prioritare, ku të miturit dhe ata që nuk kanë leje banimi do të riatdhesohen më shpejt.

Ai u shpreh se deri tani janë bërë 1000 riatdhesime në rrugë tokësore, ndërsa ditën e sotme do të mbërrijë edhe një avion nga Gjermania me shqiptarë të tjerë që do të riatdhesohen.

“Shifra e qytetarëve është e pamundur ta themi sepse shtohet dita ditës.

Ne kemi deri tani rreth 15 mijë kërkesa. Kemi bërë listën e rasteve prioritare.

Kemi riatdhesuar 1000 në rrugë tokësore. Dje filloi udhëtimet Air Albania, solli 112 qytetarë, më vonë Albawings solli 165 nga Kroacia.

Ne po vlerësojmë në fillim ata që janë në moshë të mitur dhe ata që s’kanë leje banimi dhe e gjejnë veten në vështirësi.

Janë në të gjitha vendet e botës, nga Timori Lindor deri në Eritrea. 65 shqiptarë në Eritrea kanë shkuar për të punuar, na kanë kontaktuar përmes ambasadës në Arabinë Saudite, por për momentin e pamundur.

Riatdhesimi ka kosto financiare, që nuk i përballojmë dot.

Për momentin duhet të rrinë aty ku janë. Ambasadat po bëjnë një punë fantastike. Po bëjmë të pamundurën, qytetarët duhet të bëjnë pjesën e tyre.

Lexo edhe :  Bonusi i bebes, Rama: Më shumë se 237 mijë fëmijë e kanë përfituar që prej vitit 2019

Të gjithë qytetarët nuk do kenë penalizime nëse e shkelin afatin e qëndrimit”, tha Agron Tare në një intervistë për News24.

Të fundit

Rexhep Qosja: Çfarë mësova nga humbja e vajzës sime!

Nga Rexhep Qosja F A L Ë N D E R I M Me 28 korrik, pas një kohe të gjatë...

“12 herë kampione në Berat”/ Sara Gjordeni zbulon talentin e saj të fshehur

Përmes një fotografie të vajzës së saj të vogël pranë një tavoline shahu, Sara ndau me ndjekësit një fakt surprizues për të kaluarën e...

Goditi me shpullë Gjestin, Danja fton në dasmën e motrës Jozin

Jozefin Marku ka qenë i ftuar në dasmën e motrës së Danja Koka, ish banore e Big Brother Albania Vip 4. Në videot e ndara...

1908 – Zbulimi i plotë i një Neandertali në Francë

Në vitin 1908, në një shpellë pranë La Chapelle-aux-Saints, në jugperëndim të Francës, vëllezërit Bouyssonie – Amédée dhe Jean, të dy priftërinj dhe arkeologë...

Dhunoi qytetarin në pikën e kalimit kufitar të Bllatës, AMP pezullon nga detyra efektivin

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ka arrestuar punonjësin e Policisë, shtetasin V.A, me detyrë N/Specialist në Seksionin e Hetimit dhe Zbatimit të Masave Plotësuese  e...

Lajme të tjera

Web TV