Fansja ndërron jetë para nisjes së koncertit, Taylor Swift: Jam me zemër të copëtuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Taylor Swift ka thënë se është “shkatërruar” pasi një fanse ndërroi jetë para koncertit të saj në Rio de Zhaneiro, Brazil, të premten mbrëma.

Në një deklaratë në Instagram, ylli i pop-it tha se zemra e saj ishte “thyer”, duke shtuar “ajo ishte jashtëzakonisht e bukur dhe shumë e re”. Ylli u pa duke shpërndarë shishe uji për fansat gjatë koncertit.
“Nuk mund ta besoj që po i shkruaj këto fjalë, por me zemër të copëtuar them se humbëm një fanse më herët sonte para shfaqjes sime”, shkroi Swift. “Unë as nuk mund të përshkruaj se sa e shkatërruar jam nga kjo.”

Swift tha se nuk do të mund të fliste për incidentin nga skena, sepse ndihej “e pushtuar nga pikëllimi” sa herë që përpiqej të fliste për të.
“Dua të them se tani e ndjej thellë këtë humbje dhe zemra ime e thyer shkon me familjen dhe miqtë e saj”.

Ajo shtoi se kjo ishte “gjëja e fundit” që mendoi se do të ndodhte në turneun e saj në Brazil.
Swift tha se kishte pak informacione të tjera rreth vdekjes. Megjithatë, sipas gazetës braziliane Fohla De Sao Paolo, fanses i ra të fikët në stadium dhe më vonë vdiq, ndërsa shkaku i vdekjes është dhënë si arrest kardio-respirator./E.Ç

Të fundit

Zvicër, skiatorët gjenden të pajetë në mal, detajet e para

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Zvicër, ku pesë skiatorë kanë humbur jetën. Shërbimet e urgjencës...

Incidenti në Mitrovicë, kreu i Policisë: Në qafën e serbit ishte vendosur bojë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në një konferencë për media pas incidentit të ndodhur në veri të vendit, ku njësitë...

Në Shqipëri nuk ka as tren bullgar, as tren kinez

Nga ARTUR AJAZI PD-ja futi një term aspak të kuptimshëm këto zgjedhje. Nuk e shpalosi gjatë fushatës, por e përdori ditën e votimit, dhe veçanarisht...

U arrestuan teksa drekonin, gjykata lë në burg Xhevdet Plakun dhe 5 të tjerë

Ka përfunduar seanca për vlerësimin e masave te sigurisë për 7 personat e arrestuar në kuadër të operacionit policor "Emigma", zhvilluar të enjten e...

“Vijnë studentë nga vende armiqësore”, Trump vijon betejën me Harvardin

Prej disa ditësh një "luftë" e ftohtë ka nisur mes Donald Trump dhe universitetit prestigjoz Harvard. Presidenti i SHBA-së, Trump mbrojti sot vendimin e administratës...

Lajme të tjera

Web TV