Gati formula e re e ndihmës ekonomike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale ka hartuar dhe nxjerrë për konsultim publik strategjinë kombëtare 2024-2030, që adreson një sërë problematikash të deri tanishme, duke dhënë edhe zgjidhjet përkatëse.

Ndër të tjera parashikohet kalimi në një fazë të re të programit të ndihmës ekonomike. Dokumenti thekson se, vlerësimet tregojnë që formula e pikëzimit nuk i përgjigjet sa duhet kontekstit ekonomik dhe social aktual duke u paraqitur e vjetëruar për sa i përket kritereve të kualifikueshmërisë të parashikuara në të.

Përdorimi i formulës së pikëzimit ka prodhuar një rezultat të rendësishëm lidhur me zvogëlimin e përfitimit të padrejtë të ndihmës ekonomike, ndërsa administratorët shoqërorë konfirmojnë se ajo ka funksionuar mirë për zonat urbane, por është evidentuar që ekziston mundësia e përjashtimit të familjeve të varfëra, veçanërisht në zona rurale, familje me një person dhe ato që kanë në përbërje të tyre anëtarë të grupmoshës 50-55 vjeç që hasin vështirësi për t’u punësuar.

Sipas hartuesve të këtij dokumenti, moszbulimi i formës së qartë të formulës së pikëzimit krijon probleme për transparencën, si dhe ndikon që vlerësimi i efektshmërisë së formulës së pikëzimit të jetë i cunguar në aspektin e shënjestrimit. Gjykohet që pas pesë vitesh aplikim, formula e pikëzimit nuk është plotësisht e panjohur për administratorët shoqërorë dhe ekziston mundësia për ndikim subjektiv tek aplikantët për të deklaruar kushte që i bëjnë ata fitues.

Përqendrimi rajonal i varfërisë në zona ku pushteti lokal ka mungesë të hapësirave fiskale për mbështetje me fonde të veta, si dhe mundësi të ulta punësimi dhe shërbimesh kërkojnë një sistem të diferencuar mbështetjeje mbështetur në kontekstin lokal.

Ndërkaq, konstatohet se, masa e pagesës së ndihmës, ndonëse ka pësuar rritje të vijueshme përgjatë dekadës së fundit përfshirë dhe rritjet e bëra në kuadrin e masave për të përballuar efektet negative të pandemisë, apo për mbështetjen e grupeve të caktuara me një shkallë vulnerabiliteti të rritur si nënat me shumë fëmijë apo viktimat e dhunës në familje, është ende e ulët.

Lexo edhe :  Pensioni për bonusin e pranverës/ Qeveria vendos ta shpërndajë para kohe

Megjithatë, pagesa e ndihmës ekonomike rezulton ende e ulët në raport me kufirin e të ardhurave në rrezik varfërie apo me pagën minimale.

Ndikimi i programit të ndihmës ekonomike në reduktimin e rrezikut nga varfëria është i kufizuar, ndërsa të dhënat provojnë që individët e papunë, familjet me shumë fëmijë në ngarkim dhe familjet me në krye gra ekonomikisht joaktive, për shkak edhe të angazhimit të tyre në punë të papaguar në familje janë më të rrezikuar për të renë në varfëri./   S.M

Të fundit

“Katastrofa në Los Angeles, shtyhet sërish shpallja e nominimeve për Oscar”

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit ka njoftuar se ka shtyrë për herë të dytë shpalljen e nominimeve...

Të paktën 10 të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Brazil

Të paktën 10 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e rrëshqitjes së dheut në Minas Gerais të Brazilit, raporton BBC. Këto rrëshqitje janë shkaktuar...

Rëndohet bilanci në Palestinë, mbi 5.000 të vrarë që nga 5 tetori

Të paktën 5.000 palestinezë janë vrarë dhe zhdukur në ofensivën e vazhdueshme të Izraelit në Gazën veriore që nga 5 tetori”, raportojnë autoritetet lokale. “Rreth...

Ja ushqimet që duhet të konsumoni nëse jemi me grip apo ftohje

Dihet se vitamina C është “arma” e vitaminës kundër ftohjes. Por përveç portokalleve dhe agrumeve që janë burimet kryesore të tij, ka edhe 5...

Republikanë në Kongres hartojnë projektligj për blerjen e Groenlandës

Aleatët republikanë të Presidentit të zgjedhur Donald Trump në Dhomën e Përfaqësuesve po përpiqen të sigurojnë mbështetje për një projektligj mbi autorizimin e bisedimeve për blerjen...

Lajme të tjera

Web TV