Cakaj: Nisin operacionet e riatdhesimit të shqiptarëve të bllokuar nga Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përmes një postimi në Facebook, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka bërë me dije përfundimin e operacioneve të para për riatdhesimin e shqiptarëve, të kthyer përkatësisht nga Italia dhe Kroacia.

“Këto operacione do të vijojnë për t’i riatdhesuar shqiptarët e bllokuar në hapësirën evropiane për shkak të masave të marra në luftën kundër COVID-19.” – shkruan Cakaj në postim.

Gjithashtu, Cakaj theksoi se kthimi në atdhe do të mundësohet për studentet, rastet humanitare apo me nevoja të veçanta, si dhe për shtetasit shqiptarë me qëndrim mbi 90 ditë në vendet ku janë bllokuar.

Kryediplomati, nëpërmjet postimit të tij, udhëzoi të gjithë qytetarët shqiptarë, që për çdo informacion të nevojshëm, të kontaktojnë drejtpërdrejtë me Përfaqësinë e RSh-së në vendin ku ndodhen ose me njësinë e emergjencave në Ministrinë Për Evropën dhe Punët e Jashtme, në numrat e vënë në shërbim.

Numrat e emergjencës së MEPJ dhe së Përfaqësive të RSH-së në botë do të mund t’i gjeni në këtë link https://bit.ly/2UFFF5s

Të fundit

Trump shton presioni: Putin, afati yt është më 8 gusht

Donald Trump ka rritur presionin ndaj Rusisë dhe presidentit Vladimir Putin. Gjatë kthimit për në Uashington nga vizita 5...

“Serbia të njohë Kosovën!” Dy kongresistet i shkruajnë Trump: Zgjidhe!

Dy kongresiste amerikane, Claudia Tenney dhe Chrissy Houlahan u kanë dërguar një letër presidentit amerikan, ku propozojnë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Siç bënte...

Britania paralajmëroi njohjen e shtetit palestinez, reagon Izraeli

Izraeli ka kritikuar planet e Britanisë për të njohur shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në muajin shtator. Sipas mediave të huaja,...

Darwin Nunez po vjen në Serie A! Zbardhen tratativat

Objektivi i madh i Juventusit për sulmin është padyshim rikthimi i Randal Kolo Muani. Bardhezinjtë po punojnë për një transferim përfundimtar të sulmuesit francez....

671 mijë euro për deputetët në Kosovë edhe pse kanë zero punë!

Deputetët e Kuvendit të Kosovës tentuan pa sukses 54 herë të mbyllin seancën konstituive. Pavarësisht seancave çdo 48 orë dhe ndonjëherë më shpesh, puna...

Lajme të tjera

Web TV