Zbulohet arsyeja pse shumica e njerëzve kanë dhimbje koke pasi konsumojnë verë të kuqe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Netët janë të gjata dhe moti është i ftohtë, që do të thotë se zyrtarisht jemi në sezonin e verës së kuqe.

Por për shumë persona konsumi i verës mund të shkaktojë dhe dhimbje koke. Shumë njerëz dhe shkencëtarë, e kanë ditur që pas verës, ndoshta dhe pas 30 minutash, fillon një dhimbje koke, por së fundmi kanë zbuluar arsyen pse.

Studiuesit nga Universiteti i Kalifornisë, Davis, kanë zbuluar se një flavanol, ose lëndë ushqyese, e gjetur në verën e kuqe ndalon trupin të përpunojë siç duhet alkoolin.

Ironikisht flavanoli në fjalë, quercetin, konsiderohet një antioksidant i mirë, madje është i disponueshëm si një shtesë shëndetësore. Por kur përpunohet ose metabolizohet me alkool, ai kthehet në një të keqe.

“Kur hyn në qarkullimin tuaj të gjakut, trupi juaj e shndërron atë në një formë tjetër të quajtur glukuronid kuercetin”, tha kimisti i verës dhe autori korrespondues Andrew Waterhouse, profesor emeritus në Departamentin e Vreshtarisë dhe Enologjisë në UC Davis.

“Në atë formë, ai bllokon metabolizmin e alkoolit, kjo rezulton në grumbullimin e toksinës acetaldehide, dhe kjo çon në dhimbje koke”, thotë autori kryesor Dr Apramita Devi.

Acetaldehidi është një substancë e njohur toksike, irrituese dhe inflamatore. Studiuesit e dinë se nivelet e larta të acetaldehidit mund të shkaktojnë skuqje të fytyrës, dhimbje koke dhe vjellje”, tha Dr Devi.

Disa njerëz janë gjenetikisht më të aftë në metabolizmin e acetaldehidit, gjë që ndihmon për të shpjeguar pse jo të gjithë preken në të njëjtën mënyrë. Për shembull, në rreth 40% të popullsisë së Azisë Lindore, enzima që zbërthen acetaldehidin nuk funksionon siç duhet.

“Ne sugjerojmë që kur njerëzit e ndjeshëm konsumojnë verë me sasi edhe modeste të kuercetinës, ata zhvillojnë dhimbje koke, veçanërisht nëse kanë një migrenë ekzistuese ose një gjendje tjetër primare e dhimbjes së kokës”, tha bashkautori Morris Levin, profesor i neurologjisë dhe drejtor i Qendrës së Dhimbjes së Kokës në Universitetin e Kalifornisë, San Francisko.

Lexo edhe :  Mjekët shpëtojnë jetën e nënës me diagnozë të rrallë/ Rast suksesi dhe me emocion

Verërat e ndryshme të kuqe kanë nivele të ndryshme të kuercetinës flavanol, në varësi të mënyrës se si prodhohet vera. “Kuercetina prodhohet nga rrushi në përgjigje të dritës së diellit,” tha profesori Waterhouse. “Nëse rritni rrush me grupe të ekspozuara, siç bëjnë në Luginën Napa për kabernetet e tyre, ju merrni nivele shumë më të larta të kuercetinës. Në disa raste, mund të jetë katër deri në pesë herë më i lartë”.

Verërat e vjetra gjithashtu duket se kanë nivele më të larta të kuercetinës, ndërsa verërat pinot noir dhe cabernet sauvignon, kanë më së shumti flavanol në përgjithësi.

Ekipi tani do të fillojë të hetojë dhimbjet e kokës së shkaktuar nga vera e kuqe duke përdorur verëra që përmbajnë nivele të ndryshme të kuercetinës, për të vërtetuar teorinë e tyre dhe për të kuptuar më mirë pse disa njerëz janë më të ndjeshëm ndaj tyre se të tjerët.

Ata do të vëzhgojnë nëse enzimat e njerëzve që vuajnë nga dhimbje koke të verës së kuqe frenohen më lehtë nga kuercetina, apo kjo popullatë ndikohet më lehtë nga grumbullimi i toksinës acetaldehide.

“Ne mendojmë se më në fund jemi në rrugën e duhur drejt shpjegimit të këtij misteri mijëvjeçar”, tha profesor Levin.

Studimi është publikuar në revistën Scientific Reports.  /O.S

Të fundit

Drejtuesit e vjetër “shënjestra”/ Nisin dorëheqjet e drejtorëve në Fier

Burime nga selia rozë në Fier thanë se në mbledhjen ku kryeministri kërkoi dorëheqjen e drejtuesve vendorë, sqaroi se...

Franco Nero, në “Roma Elastica” – një homazh për Fellinin

I veshur me një kapelë dhe shall që i përkasin stilit të vetë Federico Fellinit, Franco Nero sapo ka përfunduar një rol të shkurtër...

Burri oficer i BKH-së, gruaja e ftuara e Ramës/ Kush janë çifti që iu dogj restoranti

Restoranti “Villa Gjecaj”, në pronësi të Petrit dhe Aida Gjecajt i gjendur në fshatin turistik të Thethit në Malësi të Madhe u përfshi nga...

Konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës/ Rama mbërrin në Romë

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Romë, atje ku mbahet këtë të enjte “Ukraine Recovery Conference 2025”, Konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës. Një nga forumet...

Shkarkimi i drejtorit të Policisë së Shkodrës, komandohet Gentian Berberi

Gentian Berberi është komanduar drejtori i ri i Policisë së Shkodrës pas shkarkimeve të krerëve. Ai aktualisht mban postin e drejtorit të Policisë së Kukësit. Policia...

Lajme të tjera

Web TV