“Virusi-F, pandemi e transmetueshme. Dashuria, vaksina e vetme” (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bota është gjunjëzuar nga koronavirusi dhe duket se numri i viktimave nuk ka të ndalur. Teksa televizionet dhe mediat sociale raportojnë në çdo çast për raste konkrete, qytetarët anembanë po kaplohen çdo ditë e më shumë nga frika dhe ankthi.

Një mesazh sensibilizues vjen nga reperi amerikan Prince EA, i cili njihet gjithashtu si një folës motivues. Duke e konsideruar frikën si virusin më të rrezikshëm që mund të përballet njerëzimi, shprehet se e vetmja vaksinë për të është dashuria.

Më poshtë fjala e tij e plotë, e përkthyer nga “Fjala”

Jeni ende të frikësuar? Thonë se kjo gjë që po ndodh të vret sistemin imunitar, të sulmon mushkëritë dhe vështirëson frymëmarrjen. Ndërkohë, po shpërndahet sikurse një zjarr i egër, duke shkaktuar kaos. Miqtë dhe familja juaj duken të rrezikuar, në rast se ende nuk janë prekur. Është një tragjedi e vërtetë, çmenduri…

Shkencëtarët thonë se të moshuarit janë më të predispozuarit për t’u prekur. Shprehen gjithashtu se kjo është diçka e re, por nuk është aspak e vërtetë. Jo, jo, jo! Kjo ka qenë vërdallë për shekuj të tërë. Ktheni kokën pas, bëhet fjalë vetëm për një emër ndryshe, gjë të cilën  duket se nuk mundemi ta përballojmë dot. Prek të pasurit, të varfërit, të rinjtë, të moshuarit….

Çdokush është në majë të zgripit, të mbyllur brenda shtëpive të tyre, nervozë sa më s’ka. Kufijtë janë mbyllur, shtetet kanë deklaruar gjendjen e emergjencës, supermarketet janë bosh, askush nuk po lutet më nëpër kisha, bota ka shkuar për dreq. Jo më kot letrat higjienike u shitën të parat, tregu i aksioneve u rrëzua, mijëra u pushuan nga puna, dezinfektuesit e duarve kanë prekur vlerën e miliona dollarëve.  Të tështish? Nuk bëhet fjalë! Askush nuk do t’ju thotë shëndet. Madje, mund edhe të të arrestojnë.

Nuk po kërkoj t’ju stresoj, por të fiksoheni pas larjes së duarve nuk do t’ju mbrojë. Miq, nuk po flas për koronavirusin, por për një virus akoma dhe më vdekjeprurës. Bëhet fjalë për virusin-F. Ju e keni parë, shpërndahet çdo minutë, në formë epidemike, jeton në  sipërfaqe, kryesisht në televizorët dhe aparatet tona telefonike. Të pushton trurin, shndërrohet në urrejtje dhe fajësi. “Kina e bëri! Jo, Italia! E bëri Spanja!” Nuk jam ende i qartë?

Virusi-F është frika. Por ju nuk keni përse ta keni këtë ndjesi, pavarësisht asaj çka dëgjoni apo shihni. Ka gjithashtu lajme të mira në këtë tragjedi. Për të luftuar vetminë, njerëzit janë duke improvizuar nëpër ballkonet e tyre koncerte, SHBA dërgoi ndihma drejt Iranit, Japonia dhuroi po ashtu ndihma për Kinën. Duke u nxitur prej tyre, po citoj një poemë: Ne jemi dallgë të të njëjtit det.

Më degjoni mua! Sikurse në çdo tragjedi, ne mund ta lëmë këtë të na shkatërrojë, ose mund ta përdorim në të mirë dhe të rregullojmë marrëdhëniet me motrat dhe vëllezërit tanë. Fshini çdo zënkë pa kuptim, sepse kur gjithçka të ketë marrë fund, ne do të kemi në këtë botë veçse shoqërinë e njëri-tjetrit. Le të shtriqim shpirtrat! Të lejojmë distancën sociale të forcojë sistemet tona imunitare dhe të jemi të kujdesshëm ku i vendosim duart. Por, gjithashtu edhe ku përqëndrohemi. Bëni kujdes, mos kini frikë!

Virusi-F është një pandemi lehtësisht e transmetueshme. Nëse keni simptoma ju rekomandojmë të merrni menjëherë në telefon një mikun tuaj të shtrenjtë. Nëse jeni të ekspozuar ndaj televizioneve, ndryshojeni kanalin, dezinfektojeni veten përmes kërcimit, të qeshurave dhe meditimit. Le t’i përdorim këto momente tragjike për t’u zgjuar përfundimisht ndaj gjithçkaje që është e rëndësishme. Pikërisht tani, thuaji dikujt që e doni dhe e vlerësoni. Nëse nuk jeni në të njëjtën dhomë, merreni në telefon dhe thuaji që do t’i gjendesh gjithmonë pranë. Sepse vetëm së bashku do të ngrihemi.

E vetmja vaksinë për virusin-F dhe për çdo virus tjetër është DASHURIA

Të fundit

Apollo 11 nis udhëtimin për të prekur Hënën: Një hap gjigant për njerëzimin

16 Korrik 1969 Në mëngjesin e 16 korrikut 1969, ora 09:32 sipas kohës lokale në Florida, një raketë Saturn V...

Ish-presidenti rus: Nuk duam t’ia dimë për ultimatumin teatral të Trumpit

Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, ka thënë të martën se Rusia nuk shqetësohet fare për “ultimatumin teatral” të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,...

Blushi: Divorci mes Metës dhe Kryemadhit u bë pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i ftuar në “Real Story” tha se përdorimi i kartës nga Monika Kryemadhi ka çuar...

Shefi i NATO-s: Brazili, Kina dhe India mund të goditen rëndë nga sanksionet

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte paralajmëroi sot se vende si Brazili, Kina dhe India mund të goditen shumë rëndë nga sanksionet nëse...

“Tani jam bërë Vdekja, shkatërruesi i botëve”: Dita kur filloi Epoka Atomike

16 Korrik 1945 Në orën 05:29 të mëngjesit, më 16 korrik 1945, qielli mbi shkretëtirën Jornada del Muerto në New Mexico u ndriçua nga...

Lajme të tjera

Web TV