Shqipëri-Kosovë, autoritetet kombëtare të Ushqimit forcojnë bashkëpunimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

TIRANË, 22 nëntor /ATSH/ Shqipëria dhe Kosova po intensifikojnë bashkëpunimin për forcimin e sigurisë ushqimore.

Drejtori i përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Edmond Rrushi dhe drejtori Ekzekutiv i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë të Kosovës, Bekim Hoxha, zhvilluan të martën në Tiranë një takim pune, ku diskutuan për forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë ushqimore.

Në fokus të takimit ishin çështjet e implementimit të marrëveshjeve dypalëshe mbi sigurinë ushqimore, gjithashtu edhe për t’i dhënë një hov zbatimit të tyre.

Gjithashtu u vu theksi në ngritjen e grupeve të punës, si një domosdoshmëri në lehtësimin e proceseve të tregtisë së mallrave ushqimore ndërmjet dy vendeve tona.

Diskutime gjatë këtij takimi pati edhe për deklarimet shtesë për importin e kafshëve të gjalla nga Kosova, gjithashtu edhe njoftimet ndërmjet dy autoriteteve, në rastet e ndalimeve në kufi të eksport-importeve të produkteve ushqimore./O.S

Të fundit

Janar-korrik mbi 100 mijë vizitorë në kalanë e Shkodrës

Nga muaji janar deri tani rreth 100.500 vizitorë në kalanë e Shkodrës. Kalaja e Rozafës është një prej kështjellave...

Draft-Kodi i Ri Penal, del foto e grupit të punës dy vite më parë në Drilon

Dy vite më parë, në Drilon, është zhvilluar një takim i rëndësishëm për hartimin e Kodit të Ri Penal, ku Grupi i Punës është...

Çfarë do të thotë “gjenocid”? Dhe pse intelektualët po e fajësojnë Izraelin?

“Me zemër të lënduar e them këtë, në Gaza po zhvillohet një gjenocid”, deklaroi David Grossman në intervistën e sotme me italianen La Repubblica. Shkrimtari më...

1980 – Masakra e Bolonjës: Akti më i rëndë terrorist në historinë moderne të Italisë

Më 2 gusht 1980, në orën 10:25 të mëngjesit, një bombë e fuqishme shpërtheu në stacionin qendror hekurudhor të Bolonjës (Stazione Centrale di Bologna),...

Pse Berisha po mbron Ilir Metën?

Nga Spartak Ngjela Vërtetë ky Berisha ka qenë president dhe kryeministër i këtij vendi për shumë vjet?! Mbrojtja që po i bën Saliu Ilir Metës, është...

Lajme të tjera

Web TV