Po shkoni të shpëtoni jetë, kthim të mbarë mantelbardhë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Skënder Brataj/Ju jeni krenaria jonë, shembulli, virtyti! Ju jeni ajo traditë e bukur, që gjithmonë vetëm e kemi thënë me fjalë, ndërsa sot është konkrete, e prekshme reale; tradita e bukur e shqiptarit, ajo e ndihmës së personave në nevojë.

Ju betohem se ishte e njëjta sken, ndjesi, emocion si atë ditë te këneta në Durrës, kur pashë ekipet e shpëtimit të Italisë në periudhën e tërmetit.

Është e njëjta skenë para avionit, kur ekipet mjeksore italiane dhe Protezine Civile Italiana mernin bashkomasit tonë për ti kuruar në Itali. Sot niseni ju për të kurar qytetarët italianë! Uau, uau!

Unë kam punuar 22 vjet mjek për ata njerëz të mrekullueshëm dhe sot e ndjej veten në çdo njërin prej jush. Atje ka me qindra mjekë dhe infermierë shqiptarë që punojnë dhe jetojnë.

Në këtë moment po japin maksimumin e tyre, por JU sot na sillni emocione, na sillni ndjesinë dhe krenarinë e të qënit mjek, bluza të bardha, humanist, por akoma më shumë të qenit SHQIPTAR! Ju po shkoni në luftë me vetëdije, kundër një armiku sa të njohur, aq të pa njohur, por me vendosmërinë e pa tundur, objektivin për të cilin keni studiuar.

Pra, JU SHKONI TË SHPËTONI JETË! Këtë mision fisnik ju e keni të skalitur në zemrat tuaja dhe tonat.

Kurajo, forca, dhe suksese çuna e goca! Me këtë solidaritet dhe vendosmëri që shohim në sytë tuaj, nuk ka virus të na ndalë!

Jeta është shumë më e bukur dhe gjithmonë fiton!

PUNË DHE KTHIM TË MBARË MANTELBARDHË!

Të fundit

Skenar filmi në Pogradec, e vrau më pas e dogji në banesë/ Kapet autori

Një 56 vjeçare u gjet e pajetë në banesën e saj në Pogradec. Sipas hetimeve policore, gruaja fillimisht u...

“The Traitors Prom” – spektakli ikonik, tani me një melodramë të ndezur në maksimum

Royal Albert Hall, Londër. Claudia Winkleman në rolin e prezantueses, ndërsa Orkestra Simfonike e BBC-së nga Skocia interpretonte mjeshtërisht versione të orkestruara të këngëve...

“Karrota nga një anë, shkopi nga ana tjetër”, Rama: Masa represive për ndërtuesit

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa ‘represive’ ndaj ndërtuesve që nuk zbatojnë besnikërisht projektet dhe lejet e ndërtimit. Rama theksoi se ndihma dhe mundësitë...

Google dështoi të paralajmërojë 10 milionë njerëz për tërmetin në Turqi

Google ka pranuar se sistemi i tij i paralajmërimit të hershëm për tërmetet dështoi të njoftonte me saktësi njerëzit gjatë tërmetit vdekjeprurës në Turqi...

Ngjarje e rëndë/ Tronditet futbollisti i njohur, djali i tij 1-vjeç humb jetën

Mesfushori i Barit, Mathias Verreth ka humbur djalin e tij 14-muajsh pasi ndërroi jetë. Lajmi tronditi të gjithë komunitetin me klubin që njoftoi, në...

Lajme të tjera

Web TV