KE ‘injoron’ përpjekjet e Orban për bllokim, miraton fondin prej 900 mln euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni Evropian ka miratuar fondet për Hungarinë në vlerë prej 900 milionë eurosh, pavarësisht përpjekjeve të kryeministrit hungarez për të bllokuar ndihmën që BE-ja dëshiron t’i japë Ukrainës.

Komisioni Evropian ka miratuar fondet për Hungarinë në vlerë prej 900 milionë eurosh, pavarësisht përpjekjeve të kryeministrit hungarez për të bllokuar ndihmën që BE-ja dëshiron t’i japë Ukrainës.

Këto para vijnë nga programi REPowerEU i BE-së, që synon të ndihmojë 27 shtetet e BE-së që të rimëkëmben nga kriza e energjisë, që u shkaktua nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës vitin e kaluar. Ky program po ashtu synon të ulë varësinë nga karburantet fosile ruse.

Vendimi për zhbllokimin e fondeve vjen përderisa kryeministri hungarez, Viktor Orban – një kritik i BE-së që shpesh grindet me liderët e BE-së lidhur me nivelin e sundimit të ligjit në shtetin e tij – ka kërcënuar se do të pengojë ambiciet e Ukrainës që të anëtarësohet në bllok dhe planet e BE-së për t’i dhënë ndihmë Kievit në vlerë prej 50 miliardë eurosh.

Liderët e BE-së do të takohen në Bruksel muajin e ardhshëm për të diskutuar për nisjen formale të bisedimeve për anëtarësimin e Ukrainës.

Shtetet e BE-së kanë katër javë kohë për të mbështetur vendimin e Komisionit Evropian dhe për të miratuar dhënien e fondeve për Hungarinë.

Vlera totale e planit për rimëkëmbjen pas pandemisë së Hungarisë, që përfshin edhe programin REPowerEU, arrin në 10.4 miliardë euro në hua dhe grante. Komisioni ka insistuar që Hungaria duhet të arrijë reforma në sundim të ligjit, në mënyrë që fondet të zhbllokohen.

Hungaria, që pranon fonde të shumta nga BE-ja, është përballur me kritika të shumta për shkak të nivelit të demokracisë. KE-ja për pothuajse një dekadë ka akuzuar Orbanin se ka shkatërruar institucionet demokratike, ka marr nën kontroll mediat dhe ka kufizuar liritë e minoriteteve. Orban, që gjendet në pushtet që nga viti 2010, mohon akuzat.

Lexo edhe :  Rritet numri i viktimave nga sulmet izraelite disa orë pas marrëveshjes

Orban ka kritikuar sanksionet e vendosura ndaj Rusisë për shkak të luftës ndaj Ukrainës, pasi i ka cilësuar si joproduktive dhe muajin e kaluar është takuar me presidentin rus, Vladimir Putin. Kjo ishte hera e parë që Putin u takua me një lider të një shteti të BE-së që nga nisja e luftës.

Dhjetorin e kaluar, BE-ja ngriu miliarda euro në fonde për Hungarinë për shkak të dështimit të reformave në sundimin e ligjit. /O.S

Të fundit

Zgjedhjet e 11 Majit dhe fundi i Berishës!

Spartak Ngjela Gjithçka që po ndien është shqetësim nga akuza, dëshirë nga patologjia dhe gënjeshtër për përkrahësit e tij. Një ish...

“Makthi i vdekjes ka marrë fund”/ Pas armëpushimit banorët e Gazës rikthehen në shtëpi

Pas nisjes së zbatimit të marrëveshje së armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, skena të gëzueshme u regjistruan mes civilëve, të cilët tashmë do të...

Një rrëfim i shkurtër nga arka e madhe

Enver Robelli Përveç këngëtare me jehonë globale, Dua Lipa është edhe lexuese e pasionuar. Ajo e mban dhe e mirëmban klubin digjital të leximit “Service95”. Njëherë në...

Julian Deda bën deklaratën e papritur: Larg qoftë me i shku Eglit një dron bashkë me…

Mbrëmjen e djeshme, aktori i njohur Julian Deda, ka bërë një deklaratë të papritur lidhur me situatat në  “Big Brother VIP”. Në llogarinë e tij...

Rikthehen reshjet e shiut, njihuni me parashikimin e motit për javën e ardhshme

Javën e ardhsme, pritet që vendi ynë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, me mbizotërim të motit të vranët ku nuk do...

Lajme të tjera

Web TV