6 muaj burg për “Ushtari IV”/Renild Ajazi iku për stërvitje dhe dezertoi në Angli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 6 muaj burg komandon e ‘Zall-Herrit’ Renild Ajazi, pasi ky i fundit braktisi misionin ushtarak në Mbretërinë e Bashkuar.

Renild Ajazi, komandoja i Zall-Herrit i koduar si “Ushtar IV” që në tetor 2017 me urdhër të ministrit të Mbrojtjes shkoi në Angli për stërvitjen e përbashkët me emër “Cambrian Patrol 17”, në Wells me Mbretërinë e Bashkuar, është dënuar me 6 muaj nga gjykata e Tiranës.

Ushtari Ajazi nga zona e Gramshit, në fund të janarit 2020 është shpallur fajtor, për akuzën e “Dezertimit”.

Ajazi, ka braktisur trupën e ushtarakëve që kishin shkuar në Angli për stërvitje dhe sot e kësaj dite nuk dihet se në çfarë vendi të Anglisë, ndodhet ai.

Sipas vendimit të gjykatës së Tiranës Ajazi i titulluar “ushtar IV”, me Urdhrin e Ministrit të Mbrojtjes “Për pjesëmarrjen e personelit ushtarak të Forcës Tokësore në stërvitjen “Cambrian Patrol 17”, në Wells, Mbretëria e Bashkuar”, është caktuar pjesëtar i Forcës Tokësore Zall-Herr Tiranë.

Ajazi do të merrte pjesë në stërvitjen e përbashkët “Cambrian Patrol 17”, në Wells, Mbretëria e Bashkuar, gjatë periudhës 4 tetor 2017 deri në 16 tetor 2017.

Mirëpo pas përfundimit të stërvitjes, më 17 tetor 2017 është bërë lëvizja e efektivit ushtarak për në drejtim të Londrës, i shoqëruar nga pala angleze.

Në 17 tetor 2017, është bërë akomodimi i efektivit ushtarak në bazën ushtarake “Hyde Park Barracks”.

Pas akomodimit, ushtarakët po në 17 tetor 2017, kanë vizituar pika të ndryshme historike e kulturore të qytetit të Londrës.

Ditën e nesërme në 18 tetor 2017, rreth orës 08:00, nga ana e përgjegjësit të ekipit Togerit Roland Poçi, është vënë re mungesa e ushtarit Renild Ajazi.

Menjëherë pas këtij konstatimi, përgjegjësi i ekipit është munduar të komunikojë me telefon me Renild Ajazi. Togeri është mundur të lidhet në telefon me komandon, por e ka pasur të pamundur.

Lexo edhe :  Korrupsion në 7 raste,GJKKO i kthen dosjen SPAK-ut për herë të dytë mjekut Edvin Prifti

Në këto rrethana Roland Poçi ka njoftuar në linjën e tij të komandimit në Shqipëri dhe Atasheun Ushtarak në Angli.

 

Të fundit

Plani tronditës i Trump për Lindjen e Mesme tërheq investitorët ndërkombëtarë

Tronditje historike e Lindjes së Mesme po fillon të tërheqë investitorët ndërkombëtarë, duke ‘u ngrohur’ nga perspektiva e paqes...

Thasë me flete votimi që vijnë nga diaspora e Kosovës, nis procesi i verifikimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, ka nisur verifikimin e votave që kanë ardhur përmes postës. Siç shihet në këtë foto fletët e votimit janë...

Del në shitje kontrata e këngës historike të Jay-Z dhe Eminem

Jay-Z e ftoi Eminem si yllin e vetëm në albumin e tij të famshëm “The Blueprint” dhe prova e marrëveshjes së tyre për “Renegade”...

E shpalli ‘non grata’, Berishës nuk i del inati me Blinken

Ish-kryeministrit Sali Berisha nuk i del inati me ish sekretarin e Shtetit në SHBA, Antony Blinken, i cili e shpalli kreun e PD non...

Leopardi Arab në Rrezik: Event i Veçantë për Ndërgjegjësim në Kopshtin Zoologjik

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shpallur se leopardi arab është në rrezik zhdukjeje, duke e futur këtë specie të rrallë në listën e...

Lajme të tjera

Web TV