Gjërat që nuk duhet t’i bëni gjatë sezonit të uljeve, sipas një eksperti blerjesh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë ditët që i ofrojnë konsumatorëve zbritjet dhe ofertat më të mira.

Dikush që ka shpenzuar shumë orë duke kërkuar në internet për të kuptuar funksionin e shitjeve online, një eksperti i blerjeve ndan disa këshilla për ju, që duhet ti përdorni në sezonet e uljeve.

Investoni në veshjet klasike

“Mendoni për palltot, çizmet dhe bluzat dimërore – gjithmonë cilësia mbi sasinë, por ne gjithashtu kuptojmë se jo të gjithë kanë buxhet për t’i përballuar. Megjithatë, kjo është ajo kohë ku pritja mund të shpërblehet: Krijoni listën tuaj të dëshirave dhe më pas kontrolloni përsëri kur uljet të aplikohen kudo.”

Mos i përjashtoni veshjet jashtë sezonit

Ndonëse mund të duket krejtësisht e papajtueshme të blini sandale verore ose bikini në dimër, në fakt është një mënyrë shumë e zgjuar për të blerë dhe mund të gjeni disa ‘gurë të çmuar’ të vërtetë kur blini jashtë sezonit .

Mos blini diçka vetëm sepse është me ulje

Kur veshjet janë me ulje mund të t’ju bëjnë të nxitoheni dhe të blini gjëra që nuk do i vishni kurrë, adrenalina fillon, bebëzat tuaja zgjerohen dhe para se ta kuptoni, ju keni shpenzuar buxhetin e ushqimit të javës tuaj me një kimono të zbukuruar me pupla…

Mos harroni të shikoni ofertat në markat e vogla apo të dorës së dytë

Kur përballemi me zhurmën e markave të famshme dhe zbritjet e tyre me germa të kuqe, mund të jetë shumë e lehtë të harrojmë se si markat e pavarura ashtu edhe ato të përdorura ofrojnë gjithashtu oferta për mallrat e tyre gjatë kësaj kohe.

Mos bëni blerje nëse jeni të lodhur apo të stresuar

Lexo edhe :  Cilat vende do të festojnë të parët dhe kush të fundit Vitin e Ri 2025?

Thonë që kur bënë shooping, mund të largohet stresi dhe t’ju ngrihet humori. Por jo gjithmonë ndodhë kështu. Në rast se ndiheni të ngarkuar, shmangi blerjet, sidomos ato online në periudha të tilla, pasi nuk do të bëni zgjedhjet e duhura!/E.Ç

Të fundit

“Kur këndoj në dasma emocionohem”, Shpat Kasapi: Është prekëse kur vajza del nga shtëpia

Sa hite e këngë të Shpat Kasapit ndezin atmosferën në dasmat e gëzimet tona familjare! Në një intervistë për “Vila...

Surprizë! Eliona Pitarka ndan lajmin e bukur, në pritje të ëmbël për herë të tretë

Lajm i bukur nga Eliona Pitarka. Teksa realizon një kërcim me bashkëshortin, ai nxjerr një eko dhe Eliona tregon barkun. Ai është tashmë paksa i...

Koçiu viziton fëmijët e parë të vitit 2025/ Paketa e infertilitetit do jetë falas

Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu u dha mëngjesin e kësaj të mërkure bonusin dy binjakëve që bekuan të parët vitin 2025. Në spitalin mbretëresha geraldinë...

Filmat më të mirë për vitin 2024

Nga “Inside Out 2” filmi i animuar me më shumë fitime deri tek “Joker 2” që dështoi t’i bëjë përshtypje kritikëve dhe audiencës janë...

“Njerëz dhe fate 3” më shpejt nga se e mendonim, Arben Derhemi zbulon kur nisin xhirimet

“Njerëz dhe fate 3” po “gatuhet” dhe data e nisjes së filmit do të jetë më e afërt nga se e mendonim. Aktori Arben...

Lajme të tjera

Web TV