Edhe aksi Përrenjas -Qafë Thanë “nën pushtetin” e dëborës, vështirësohet qarkullimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Reshjet e dëborës prej orës 15:30 po bien me intensitet të lartë dhe kanë mbuluar edhe aksin e rrugës kombëtare Përrenjas -Qafë Thanë. Gazetari Fatmir Popja bën me dije se si rezultat i mbizotërimit të motit të keq është vështirësuar jashtëzakonisht qarkullimi. Shërbime të përforcuara të policisë rrugore janë në terren dhe po punojnë për disiplinimin e qarkullimit të automjeteve.

Në këtë aks rrugor prej ditës së Premte ka një qarkullim të dendur pasi me qindra familje nga kryeqyteti kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën dhe Festat e Nëntorit në Korçë.

Për shkak të fluksit të madh të automjeteve Policia Rrugore ka paralajmëruar që të gjithë përdoruesit e rrugë Qafë-Thanë-Pogradec-Korçë të qarkullojnë me automjete me goma dëbore dhe të jenë pajisur me zinxhirë.

Aktualisht rruga është e hapur dhe automjetet e mirëmbajtjes së saj janë në terren duke punuar pa ndërprerje.

Por me shtimin e intensitetit të reshjeve të dëborës situata mbetet e vështirë dhe e rrezikshme në qarkullim./e.t

 

Të fundit

Vranë 18-vjeçarin dhe mbuluan krimin, 65-vjeçari i dha fund jetës! Detajet tronditëse

Bletërritësi Rexhep Vathi, bashkëautor në vrasjen e të riut Antonio Karafili piu fostoksinë, duke i dhënë fund jetës në...

“Zgjodhëm të mos bëjmë pazare”- Agron Shehaj: “Mundësia” nuk do bëhet patericë e askujt

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj thotë se “çdo arritje ka ardhur si pasojë e punës së tij”. Sipas Shehajt, shumë pak kanë pasur...

Spiropali për procesin e anëtarësimit në BE: U sigurua nga Edi Rama dhe PS!

Mbrëmjen e kësaj të Enjte në “Opinion” u shtrua pyetja “Përse Partia Socialiste po kërkon një mandat të 4-ërt?” E para e dha një...

A ka dëmtuar bazën e PS arrestimi i Erion Veliajt? Si përgjigjet Elisa Spiropali

Këtë të enjte në emisionin “Opinion” përballë gazetarëve ishin përfaqësuesit e Partisë Socialiste. Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, e cila është edhe drejtuese politike e PS-së për...

“Nuk jam nga ato që shkoj derë më derë”, Dash Shehi: Kam bërë luftë për listën e hapur!

Drejtuesi i koalicionit “Djathtas për Zhvillim”, Dashamir Shehi foli sot në Log, News 24 lidhur me ecurinë e fushatës elektorale të 11 majit. Shehi u...

Lajme të tjera

Web TV