Akuzohet për ngacmim seksual, dënohet me burg kirurgu shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një kirurg me origjinë shqiptare është dënuar me burg nga autoritetet në Itali, pasi akuzohet për ngacmim seksual.

Mediat vendase shkruajnë se bëhet fjalë për mjekun me iniciale, G.R 40-vjeç, i cili ka ngacmuar seksualisht një vajzë 20-vjeçare.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në vitin 2019, kur vajza ka shkuar në urgjencë për të shoqëruar të dashurin e saj, i cili kishte dhimbje fyti.

Në pritje, e reja e kishte pyetur mjekun se ku mund të shkonte për të pirë duhan dhe ai e kishte shoqëruar në një dhomë, ku duke biseduar i kishte prekur kërthizën. Pavarësisht ankesave të vajzës, ai kishte vazhduar ta prekte atë, shkruajnë mediat e huaja.

E reja ia kishte treguar episodin të dashurit të saj dhe, para se të dilnin nga urgjenca, kishin shkuar te mjeku, duke e fyer dhe duke regjistruar bisedën, të cilën ai e mohonte.

Denoncimi është bërë nga e reja, e cila nuk ka marrë pjesë në një proces civil për kompensimin e dëmit, por ka konfirmuar akuzat në gjykim.

Ndërkohë mjeku ka deklaruar se nuk lejohej pirja e duhanit brenda në klinikë dhe vajza ishte kapur duke e bërë një gjë të tillë dhe ai i kishte kërkuar të largohej, pa e ngacmuar. apo prekur.

Por, pavarësisht mohimit të akuzave mjeku është dënuar me me 20 muaj burg, nën akuzën për ngacmim seksual.  /   S.M

Të fundit

“Victory”, kur dy gishta nisën të flisnin në emër të një bote të lirë

19 korrik 1941 Nga Leonard Veizi Bota përpëlitej mes shkatërrimit dhe shpresës. Ishin ditë lufte, dhe çdo mëngjes vinte si një...

Situata me zjarret/ Në 24 orë u raportuan 20 vatra, katër ende aktive

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 20 vatra zjarri në të gjithë vendin, nga të cilat 4 janë ende aktive. Vatrat e zjarrit janë...

Ngjela: BE ka bërë lëshime në doktrinën e tyre për Shqipërinë, Turqinë e lanë jashtë

Spartak Ngjela thotë se nëse lufta anti-korrupsion bëhet e suksesshme, ligjore, dhe e drejtë, e kemi të garantuar hyrjen në BE. Sipas Ngjelës qeveria...

“Edi Rama shihet si shpresë në Maqedoni”/ Vizita e tij në Shkup bëri jehonë

Ish-ministri i Jashtëm në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani ka vlerësuar figurën e kryeministrit Rama në emisionin në Çdo Kënd me Merita Haklajn. Osmani deklaroi...

Akulli 1.5 milionë vjeçar që pritet të zbulojë sekretet e klimës së Tokës

Akulli më i vjetër i Antarktidës ka mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar për analiza, të cilat shkencëtarët shpresojnë se do të zbulojnë më shumë...

Lajme të tjera

Web TV