Si e priti hyrjen e “krushkut” në BBV2? Roberti shpërthen kundër Sabianit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Robert dhe Krist Aliaj folën hapur gjatë një interviste televizive, siç ata dinë të bëjnë. E sigurisht nuk mund të mos pyeteshin për eksperiencën e Kristit në Big Brother VIP, për të cilën Roberti tregoi këndvështrimin e tij në lidhje me situatën e pazakontë të hyrjes së Sabianit në shtëpi.

Madje, ai nuk i kurseu disa fjalë për vendimin e Sabianit për të hyrë në shtëpi kur e bija sapo kishte nisur një romancë me Kristin.

Roberti u shpreh se ka pasur besim tek i biri, por mënyra se si veproi këngëtari është totalisht e gabuar, madje e quajti “denigrim”.

Kur hyri Sabiani ishte karikaturë. Unë e njoh qetësinë e Kristit, ai është njeri që gjykon, nuk është emocional. Ai bëri atë që e keni parë të gjithë. Tregoi një gjë të madhe, sepse mund të kishte ndodhur edhe një gjë e rëndë aty. Unë, për shembull, nuk do ta bëja kurrë, që t’i futesha vajzës sime në një show.

Këto janë gjëra shumë brutale, jashtëzakonisht primitive. Nuk ka mundësi të ndodhin këto gjëra. Ti nuk mund të vish të denigrosh fëmijën tënd publikisht në televizion, se është denigrim ky, mosbesim dhe kontroll. Nuk do ta bëja kurrë këtë me vajzën time, besoj tek vajza ime dhe i jap asaj nëpërmjet edukimit armët për t’u mbrojtur vetë ajo.

Roberti theksoi se në asnjë moment të qëndrimit të Kristit në BBV nuk ka menduar që Kristi është i dobët dhe nuk ka pasur asnjë frikë në lidhje me të./   S.M

Të fundit

Zelensky: Rusia po e ndërlikon përfundimin e luftës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se refuzimi i vazhdueshëm i Rusisë për të pranuar një armëpushim po e...

“Dead Ringers”, një udhëtim i errët në labirintin e ndërgjegjes

Nga Leonard Veizi Një klinikë sterile, një sekret i errët. Në Toronto-n e ftohtë dhe të përmbajtur, pas mureve sterile të një klinike moderne fertiliteti, dy...

Zgjerohet sipërfaqja e zjarreve në Parkun e Gërmenjit, në terren 65 forca

Situata e zjarrit në Parkun Natyror të Gërmenjit paraqitet disi më e qetë dhe nuk ka shumë vatra të reja të zjarrit, por sipërfaqja...

Aksident në autostradën Levan–Vlorë, përplasen disa automjete

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në autostradën Levan–Vlorë, në afërsi të fshatit Panaja. Në aksident janë përfshirë disa automjete, duke...

Tragjedia e Piter Fekter, një vdekje që tronditi Berlinin

Nga Leonard Veizi Muri i Berlinit ishte një plagë e hapur në zemër të Evropës, një ndarje e përgjakur mes dy botëve, ku betoni dhe...

Lajme të tjera

Web TV