Beleri reagon nga burgu! Kryetari i zgjedhur i Himarës hedh akuza për kryeministrin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri akuzoi kryeministrin Edi Rama se po ndikon në drejtësi për t’ia penguar atij betimin.

Sipas Belerit, nuk është e vërtetë se është arrestuar në flagrancë për shitblerje votash, duke aluduar se në momentin kur i janë vënë prangat ndodhej në shoqërinë e avokatit dhe kushëririt të tij. Sipas Belerit para seancës për kryerjen e betimit të tij, Rama po urdhëron gjyqtarët të shqyrtojnë kushtet në të cilat kryhet betimi i tij.

“Duke qenë se tani e sheh që seanca lidhur me shqyrtimin e kërkesës sime për kryerjen e betimit do të zhvillohet më 4 dhjetor 2023, po ndryshon taktikë. Ai i urdhëron gjyqtarët të shqyrtojnë kushtet në të cilat kryhet betimi dhe paragjykon vendimmarrjen e tyre. Në këtë mënyrë, imponon gjykatën që të më ndalojë të betohem. Le të tregojë vetëpërmbajtje, siç i takon për postin që mban. Në fund të fundit është kryeministër! Le të sillet si i tillë”, përfundon Beleri në deklaratën e tij./O.S

Të fundit

Arrestimet ndaj opozitës/ Mediu ankohet te ndërkombëtarët, nuk harron as zgjedhjet

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu deklaroi sot se shqiptarët po përballen me një situatë shumë kritike, sepse nuk...

Thomas Muller transferohet në Serie A? E kërkon klubi i madh italian

Thomas Muller po luan ndeshjet e fundit me fanellën e Bayern. Sulmuesi veteran do të largohet nga klubi bavarez menjëherë sapo të mbarojë aventurën...

Partizani-Sali Berisha, pse është procesi i shekullit?

Nga Ylli Pata Procesi penal që ka nisur sot ndaj dy herë presidentit të Republikës dhe dy herë kryeministrit të Shqipërisë, nuk është një gjyq...

‘Sherifi i ri’ s’po lëviz, SPAK po e heton për 6 mln dollarët

NGA JAKIN MARENA Sali Berisha u mundua që lobimin me vlerën e ‘kripur’ prej 6 milionë dollarësh me një kompani amerikane ta paraqiste para...

Partia në pushtet në krizë/ Arrestohet ish numri dy i kryeministrit spanjoll

Cerdán dha dorëheqjen më parë këtë muaj pasi një gjykatës gjeti “dëshmi të forta” për përfshirjen e tij në marrjen e ryshfeteve nga kontrata...

Lajme të tjera

Web TV