Zbulohet në Gjermani një “dorë artificiale” 600-vjeçare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Një skelet me dorë artificiale është gjetur pranë Mynihut Proteza, prej hekuri, zëvendësoi katër gishtat e dorës që mungonin.

Pranë Mynihut, një grup arkeologësh gjermanë kanë zbuluar një skelet me një dorë protetike metalike që mund të jetë pothuajse 600 vjeç. Falë datimit të karbonit, studiuesit – shpjegojnë ata në një raport shkencor – ishin në gjendje të vlerësonin se njeriu vdiq midis viteve 1450 dhe 1620 dhe kur u varros ai ishte midis 30 dhe 50 vjeç. Proteza ishte prej hekuri dhe zëvendësoi katër gishtat e munguar. Në raport thuhet, megjithatë, se është e paqartë se si burri i humbi gishtat dhe si mund të ketë përdorur protezën. 

GISHTAT LLAMARINE. Walter Irlinger, kreu i Departamentit të Konservimit në Zyrën Shtetërore të Bavarisë për Ruajtjen e Monumenteve, shpjegon: «Proteza e zbrazët në dorën e majtë zëvendësoi gishtin tregues, të mesit, unazën dhe gishtat e vegjël. Gishtat artificialë janë prej llamarine dhe të palëvizshëm.

 Gishtat protezë janë ndërtuar paksa të lakuar, paralel me njëri-tjetrin. Proteza ndoshta ishte e lidhur në trungun e dorës”. Brenda protezës u gjet një material i ngjashëm me garzë, të cilin mbajtësi mund ta ketë përdorur për të zbutur veprimin e gjymtyrës artificiale në trungun e dorës. 

MË KOMPLEKSE. Arkeologët gjetën skeletin në një varr pranë një kishe në Freising, afër Mynihut, Gjermani, e cila ishte skena e betejave të shumta ushtarake – duke përfshirë Luftën Tridhjetëvjeçare nga 1618 në 1648 – e cila çoi në një rritje të amputimeve dhe kërkesës për proteza. .

Ky lloj proteze duhet të ketë qenë mjaft i zakonshëm në atë kohë pasi arkeologët kanë zbuluar më parë rreth 50 proteza të ngjashme në Evropën Qendrore që datojnë nga mesjeta e vonë – afërsisht 1300-1500 – deri në periudhën e hershme moderne – rreth 1500-1800. Një nga më të avancuarit ishte veshur nga kalorësi gjerman i shekullit të 16-të, Götz von Berlichingen, i cili kishte humbur dorën e djathtë nga një goditje me top. Për të u ndërtua një protezë “e lëvizshme” dhe “teknikisht jashtëzakonisht komplekse”. 

Lexo edhe :  Varret perandorake Xixia, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

ME I MOSHUARI . Sipas Bibliotekës Kombëtare të Mjekësisë, proteza më e vjetër është ajo e një gishti të vetëm, e cila është ndërtuar në Egjipt midis 2600 dhe 3400 vjet më parë. Ndërsa “këmba Capua”, një këmbë protetike e gjetur në Itali, daton rreth vitit 300 p.e.s.. Ajo u ndërtua prej bronzi dhe druri për një fisnik romak.Përshtatur nga Fokus.it/O.S

Të fundit

Papunësi? Në 2024 janë dhënë mbi 11 mijë leje pune për shtetasit e huaj

Shqipëria po kthehet në një destinacion gjithnjë e më tërheqës për punëtorët e huaj, kryesisht nga vendet e treta....

Spitalet gjermane përgatiten për skenarë lufte

Autoritetet gjermane kanë zhvilluar një plan gjithëpërfshirës emergjence për spitalet në Berlin për t'u përgatitur për skenarë të mundshëm lufte, sipas raporteve të mediave...

Gjendet e pajetë në Sarandë një shtetase amerikane

Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në qytetin bregdetar të Sarandës, ku një shtetase amerikane është gjetur pa shenja jete në...

Fredi Beleri nuk heq dorë nga Himara, padi në Apel

Fredi Beleri nuk heq dorë nga Himara. Edhe pse i zgjedhur eurodeputet në Parlamentin Europian, Fredi Beleri ka ankimuar në Gjykatën Administrative të Apelit...

“Kur futen miliarderët në futboll, nuk ka më garë”

"Për herë të parë, po dëgjojmë që te Bayern përmendet arka e kursimit. Ky është një sinjal që futbolli po ndryshon shumë dhe unë...

Lajme të tjera

Web TV