Ballkani ne konflikte, shqiptarët ndjehen më të sigurt më 2023

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej dekadash Ballkani është një Rajon që ka vuajtur nga luftërat dhe konfliktet dhe gjithnjë renditet jo fort i sigurte.

Anketa e sigurisë që u zhvillua nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal evidentoi se Shqiptarët ndjehen më të sigurt për të jetuar në Ballkan në krahasim me vendet e tjera të Rajonit.

Rreth 68% e të anketuarve në Shqipëri besojnë më shumë se rajoni i Ballkanit Perëndimor është një vend i sigurt për të jetuar (68%), ndërsa të anketuarit në Kosovë kanë besimin më të ulët pasi vetëm 45% e tyre besojnë se Ballkani është një vend i sigurte.

Një shenjë shqetësuese është trendi negativ për sa i përket ndjenjës së sigurisë së rajonit në tërësi. Domethënë, vit pas viti ndjenja e sigurisë është në rënie dhe ndjenja e pasigurisë po rritet në Ballkanin Perëndimor. Besimi te siguria ka rënë më së shumti në Mal të Zi, nga 84% në 2021 në 56% në 2023.

Perspektiva e një përhapjeje nga lufta e Rusisë në Ukrainë dhe rritja e tensioneve në rajon, veçanërisht në Serbi, Kosovë dhe Bosnjë dhe Hercegovina, mund të shpjegojnë rënien e besimit të siguria në të anketuarit në Rajon.

Ekziston një optimizëm i lehtë në lidhje me sigurinë në të ardhmen në Rajon, pasi shumica e të anketuarve brenda ekonomive pajtuan me pyetjen se “Rajoni i Ballkanit Perëndimor do të jetë një vend më i sigurt për të jetuar.”

51% pajtohen (plotësisht dhe priren të bien dakord) se rajoni do të jetë një vend më i sigurt për të jetuar vitin e ardhshëm. Megjithatë, një pjesë thelbësore e tyre, rreth 43% nuk pajtohen me këtë pyetje. Teksa popullsia ne Ballkan nisi të ndihej më e qetë pas tre vjet frike intensive nga pandemia, lufta e vazhdueshme në Ukrainë mund të jetë shkak për shqetësim në rritje.

Lexo edhe :  Biznesi i veshjeve të përdorura po lulëzon, por a mund të jetë edhe fitimprurës?

Përveç vlerësimit të sigurisë në shtetet e tyre, të anketuarve iu kërkua gjithashtu të ndajnë të

mendime mbi situatën e sigurisë për fqinjët në Rajon. Të anketuarit në Shqipëri dhe ata në Kosovë mendojnë se siguria është më e dobët në Serbi.

Teksa ekziston një pikëpamje e unifikuar se Kosova është vendi më pak i sigurt për të jetuar. Ndërsa këto perceptime janë më të diversifikuara për Shqipërinë dhe Serbinë.

Nga ana tjetër, të anketuarit në Serbi dhe ata në Mal të Zi e konsiderojnë Shqipërinë më pak të sigurt se të anketuarit nga ekonomitë e tjera. Në përgjithësi, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut konsiderohen si vendet më të sigurta në rajon./MONITOR  /   S.M

Të fundit

Përfundon numërimi në qarkun e parë, ja si u ndanë mandatet

Ka përfunduar numërimi i votave për subjektet politike në të gjithë qarkun e Kukësit për 139 qendrat e votimit. Pasi...

“Kemi një mekanizëm primitiv”, Celibashi: Duhet votim dhe numërim elektronik

Komisioneri Shtetëror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi, tha se brenda fundit të javës do të kemi rezultatin paraprak të zgjedhjeve të 11 majit. Vonesa, sipas tij,...

Flamur Noka: Administrata publike u lëshua si zagarë kundër popullit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, përmes një statusi të publikuar në rrjete sociale dukshëm po tregon që është dorëzuar duke gjetur si shkak...

Ylli Pata: Pse Berisha po i shmanget greminës që mund ta rrëzojë përfundimisht?!

Edi Rama, përpra zgjedhjeve solli një historik të Sali Berishës në të gjitha votimet ku ai kishte humbur. Të cilat jo vetëm nuk i...

Egnatia shkruan historinë, mposht Vllazninë 4-0 dhe ngre titullin e dytë

Egnatia e Rrogozhinës është kampione e Kategorisë Superiore për të dytin vit radhazi. Skuadra e Edlir Tetovës triumfoi bindshëm 4-0 në finale ndaj Vllaznisë në...

Lajme të tjera

Web TV