Pjesë e Paradës së Shqiptarëve që mbahet për herë të parë në Tiranë janë edhe këto dy personazhe, njëri i veshur si Skënderbeu mbi kalin e bardhë dhe tjetri si Ismail Qemali, i konsideruar si babai i Pavarësisë.
Në këtë paradë që e ka kthyer Tiranën në kryeqendrën e festimeve, janë mbledhur shqiptarë nga të gjitha trevat shqiptare por edhe kudo nga jetojnë e punojnë shqiptarët./ S.M