Pikturoi flamurin kuq e zi mbi dëborë, flet autori dhe zbulon prapaskenat e realizimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duli Kasmi një nga realizuesit e flamurit Kuq e Zi në borë foli për realizimin e veprës së veçantë dhe vështirësitë që hasën.

Ai theksoi se donin të realizonin diçka të veçantë për festën por nuk e dinin konkretisht se çfarë. Më pas flamurin donin ta realizonin në një livadh pa parashikuar se do binte dhe borë, gjë që e bëri dhe më të bukur.

Ai tha se flamuri është realizuar në zonën e Krastës në Martanesh pasi plani për në Kukës dështoi.

“Ideja ishte që të bënim diçka për festën e 28 nëntorit po nuk e kishim menduat për si do e bënim. Nuk e kishim menduar as në dëborë flamurin. Ishte një sfidë për ne sepse bora e thith ngjyrën. Ne mundohemi ta sjellim festën te shqiptarët në forma nga më të ndryshme. Ne jemi gjithë kohës duke krijuar kontekt për të promovuar Shqipërinë. Kishim ndihmën e piktorit Arian Sufa. Ai na ka ndihmuar shumë Arian Sufa. Donim ta realizonim në Kukës por u kthyem sepse ishin bllokuar rrugët. Më pas ikëm në Martanesh, në afërsi të Krastës”-tha ai./e.t

Të fundit

Hidhet shorti i Play Off të Champions, Shkëndija njeh rivalin e mundshëm

Këtë të hënë u hodh shorti i Champions League për fazën Play Off. Padyshim vëmendja më e madhe e shqiptarëve...

U arrestua për 335 mln paund kokainë/ “Daily Mail” shkruan për dhëndrin e Majlinda Bregut

Media prestigjoze britanike "Daily Mail", i ka kushtuar një artikull të veçantë goditjes së një grupi shqiptar që merrej me trafikimin e kokainës nga Kolumbia...

“Në pijetore unë jam ulur”, historia e dhimbshme e këngës së krijuar në burgun e Spaçit

Serenata e krijuar mes telave me gjëmba: NË PIJETORE UN JAM UL’ Jam në një mbrëmje me familjen e z. Bujar Bakallit, disident e patriot dhe...

Thirrjet antishqiptare/ Vjosa Osmani: Shqetësuese mos reagimi i krerëve të lartë në Shkup

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas thirrjeve antishqiptare që ndodhën në ndeshjen e basketbollit të zhvilluar në Kumanovë në fundjavë mes Maqedonisë...

Alarmoi Greqinë! 55-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në një rezervuar ujërash të zeza

Një 55-vjeçar shqiptar u gjet i vdekur në Greqi, sot më 4 gusht. Ai ishte zhdukur që prej mëngjesit, por disa orë më vonë...

Lajme të tjera

Web TV