Kërkoi një masë më të butë sigurie/ Gjykata e Lartë merr vendimin për Alma Kaçin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Lartë ka rrëzuar ankimin e bërë nga shtetasja Alma Kaçi për ndryshimin e masës së “Arrestit në shtëpi” me një masë më të butë sigurie.

Vendimi i Gjykatës së Lartë vjen disa ditë pasi SPAK mbylli hetimet në lidhje me kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici dhe e çoi atë në gjyq.

Kaçi akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për akuzën e “Korrupsionit aktiv”, ndërkohë që për kryebashkiakun Safet Gjici u ngrit akuza e “Korrupsionit pasiv”.

Sipas SPAK në përfundim të hetimeve të këtij procedimi penal, janë përftuar prova dhe të dhëna nga analizimi i të cilave ka rezultuar se e pandehura Alma Kaçi, është personi që i ka ofruar përfitime të parregullta të pandehurit Safet Gjici, me detyrë Kryetar i Bashkisë Kukës.

Në dosjen e SPAK theksohet se ky i fundit pasi ka përfituar prej saj përfitimin e parregullt, në formën e favorit seksual, ka premtuar ta ndihmojë me projektin e saj të mbrojtjes së qenve dhe ta paraqiste më tej në mbledhje të Këshillit Bashkiak të Bashkisë Kukës./E.T

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV