“Duart lart se ju vramë”/ Pronarja e argjendarisë rrëfen tmerrin, ja si e grabitën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja zbardhen lidhur me grabitjen e argjendarisë në Kamëz, gjatë pasdites së djeshme. Pronarja e argjendarisë në Kamëz është shprehur se kanë qenë 4 autorët që morën pjesë në vjedhje.

Ajo është shprehur se grabitësit kanë hyrë në argjendari dhe i kanë drejtuar armën duke thënë “duart lart se ju vramë”.

Pronarja është shprehur se ka tentuar t’i ndalojë grabitësit pasi është përleshur me të, por e ka pasur të pamundur që t’i ndalojë.  Ndër të tjera ajo ka thënë se autorët kanë marrë rreth 1.5 kg flori, përkatësisht unaz, varëse, byzylykë dhe vathë. Dëmi  i shkaktuar rreth 50 mijë euo.

“Ata ishin 4, shoferi i BMË qendroi në makinë, tre grabitësit hynë në argjendari njëri pas tjetrit, me maska me doreza dhe të tre të veshur me të zeza komplet. Argjendaria ka dy kamera jashtë dhe dy brenda, filmimet i ka policia, na ka sekustruar DVR-në. Unë N.S, 59 vjeçe dhe nusja e djalit E.S 31 vjeçe kemi qenë këtu kur ndodhi ngjarja. Veprimi i parë që bëri grabitësi ishte drejtimi i armës nga ne dhe tha: Duart lartë se ju vramë.

Nuk kam thënë në polici që kishte dialekt jugor, ai e trrashi zërin enkas që të mos dallohej, ndërsa dy të tjerët nuk folën fare dhe nuk u përmend asnjë emër mes tyre. Nuk kam kuptuar asnjë dialekt nga ata.

Jam përleshur me grabitësin që mbante armë, më shtyu më hodhi në tokë, u përlesha dhe me dy të tjerët që t’i ndalojë të vidhnin, por më shtynë. U dorëzova, mbrojta nusen e djalit te cilën e futa te dhoma pas. Ata hynë lirshëm dhe dolën lirshëm pasi nuk kemi sistem që i ndalon ata të hapin derën si nga jashtë dhe nga brenda. Nga një llogari paraprake që kemi bërë konstatojmë mbi 1.5 kg flori të vjedhur, unaza, varëse, byzylykë dhe vathë, disa ishin të veçantë të personalizuar me porosi, dhe kushtojnë, rreth 50.000 euro dëm. Jemi të frikësuar se mos autorët nuk kapen dhe kjo gjë përsëritet. Banakun e kemi boshatisur s’kemi mall në vitrinë”, tha pronarja e argjendarisë./E.T

Të fundit

Letra e rrallë që vëllai i Faik Konicës ia dërgoi kryeministrit të vendit më 1922

Ai lindi në Konicë në vitin 1881, në familjen e Shahin bej Konicës dhe ishte i vëllai i madh...

Vetëdeklarimi i banimit, detyrim që duhet të kryhet në e-Albania nga kryefamiljari

Çdo qytetar me vendbanim apo vendqëndrim në Shqipëri ka detyrimin të bëjë vetëdeklarimin e adresës së banimit nëpërmjet e-Albania. Por me qëllim vërtetimin e adresës...

Pas “Sunny Hill”, Dua Lipa nis pushimet në Ksamil: Arrita në kohë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, nuk i ndahet Shqipërisë. Pas mbylljes së edicionit të radhës të Festivalit Sunny Hill, artistja ka udhëtuar drejt...

Kokalari: PD-në e dua që ta riformoj me mentalitetin Republikan në SHBA!

Aktivistja dhe politikania shqiptaro-amerikane Evi Kokalari, ka reaguar përsëri për gjendjen e Partisë Demokratike, duke sqaruar edhe ata që e kanë komentuar me sulme,...

Venediku tradhëton Skënderbeun, por osmanët munden në betejën e Dibrës

Ngjarja e vitit 1448 është një episod i rëndësishëm në mozaikun diplomatik dhe ushtarak të kohës së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, që dëshmon për...

Lajme të tjera

Web TV