Gigi Hadid kërkon falje pas deklaratave të saj për Izraelin: Unë jam njeri dhe bëj gabime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me një postim të ri në profilin e saj personal në Instagram, Gigi Hadid kërkoi falje, pas deklaratave të saj se Izraeli është “i vetmi vend në botë që mban fëmijët si robër lufte”. Modelja 28-vjeçare, e cila është gjysmë palestineze, u përball me një stuhi kritikash pas pretendimeve.

Disa orë më vonë, ajo kërkoi falje për “gabimin” e saj, të cilin e theksoi se ishte i pamatur. Në veçanti, Gigi Hadid tha se “është e rëndësishme për mua të ndaj histori të vërteta rreth vështirësive që palestinezët kanë duruar dhe vazhdojnë të durojnë, por këtë fundjavë ndava diçka që nuk e kontrollova apo mendoja përpara se ta ripostoja“.

Pas postimit të saj, ajo theksoi se “dëshironte të tregonte mënyrat në të cilat ligji ndërkombëtar po shkelet nga qeveria izraelite“, duke vënë në dukje se fëmijët palestinezë të kapur nga Forcat e Mbrojtjes izraelite (IDF) trajtohen ndryshe nga fëmijët në Izrael.

“Fatkeqësisht, përdora shembullin e gabuar për ta theksuar këtë pikë dhe më vjen keq për këtë,” theksoi ajo. “Dëshira për liri dhe trajtim njerëzor për palestinezët dhe siguri për hebrenjtë mund të jetë e rëndësishme për të njëjtin person, përfshirë mua. Unë jam njeri dhe bëj gabime. Por unë e konsideroj veten përgjegjëse për këto gabime ”, ka deklaruar modelja në një pjesë tjetër të postimit të saj./E.Ç

Të fundit

“U befasova nga Berisha. Më shkroi në 12 të natës dhe…”

Ilnisa Agolli ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me sezonin e ri të emisionit të saj “FLET” në...

Marrëveshja me Melonin, 15 emigrantë të dëbuar nga Italia mbërrijnë sot në Shqipëri

Një tjetër anije me 15 emigrantë në bord është nisur nga Italia dhe pritet të mbërrijë pasditen e sotme në portin e Shëngjinit. Këta emigrantë...

Greqi, zjarret kërcënim për banesat në Athinë! Urdhër evakuimi për banorët

Greqia po përballet me zjarre masive, teksa flakët janë përhapur deri në afërsi të zonave të banuara afër qytezës detare Palaia Fokaias, 40 kilometra...

“Bayern të telefonon, pyet dhe… më pas zhduket për disa javë”

Bradley Barcola, Nico Williams, Luis Diaz, Rafael Leao, Cody Gakpo. Lista e yjeve që po kërkon Bayern për krahun e majtë të sulmit këtë...

Papa Leo XIV goditet me një lodër nga turma!

Papa Leo XIV u prit me entuziazëm të madh dhe brohoritje nga mijëra besimtarë në stadiumin e qytetit, gjatë aktivitetit të organizuar për Ditën...

Lajme të tjera

Web TV