Propozimet për ligjin e ri/ Felaj: Komisionet hetimore do japin vlerën e paramenduar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë dhe njëherësh deputetja e PS-së, Ermonela Felaj ka paraqitur disa propozime për ndryshimin e ligjit për Komisionet Hetimore Parlamentare. Gjatë fjalës së saj, Felaj ka deklaruar se hetimi parlamentar nuk mund të njësohet në hetim penal teksa ka shtuar se ajo që ata propozojnë është një ndarje e qartë në punën, sjelljen dhe qëndrimin e Komisioneve Hetimore.

Ermonela Felaj: Hetimi parlamentar nuk mund të njësohet në hetim penal, këtë lloj ekskluziviteti nuk mund ta marrë Kuvendi i Shqipërisë. Kjo ka qenë një ndër pikat e rëndësishme të debateve që kemi pasur në praktikën e punës me Komisionet Hetimore. Jemi kujdesur, jo që të afirmojmë që Kuvendi nuk mund të hetojë një çështje për të cilën po e heton Prokuroria sepse kjo është diçka që Gjykata Kushtetuese e ka zgjidhur sepse e lejon hetimin e një çështjeje edhe nga ana e Kuvendit të Shqipërisë. Kujdes, ajo që nuk ka ndodhur dhe që do të duhet të ndodhë sipas ndryshimeve që ne propozojmë në ligjin e ri është që të jetë një ndarje e qartë në punën, sjelljen dhe në qëndrimin e komisioneve hetimore që ky të mos shndërrohet në organin që nuk është.

Gjatë fjalës së saj, Felaj ka shprehur besimin se shumë shpejt komisionet hetimore do të japin vlerën për të cilën janë paramenduar.

Ermonela Felaj: Kuvendi nuk mund të pretendojë që para tij të shfaqet dikush si person nën hetim apo si person i akuzuar. Në këtë moment, Kuvendi e ka tejakluar aftësinë e vet për të ngritur Komsione Hetimore. Kemi qenë të qartë përsa i përket vendimeve tona në lidhje me këtë çështje. Ky ligj nuk mund të dalë mbi Kodin e Procedurës Penale. Komisionet Hetimore shumë shpejt do ta japin vlerën për të cilën janë paramenduar./O.S

Të fundit

Pesë çështje para BE-së këtë vjeshtë!

Bashkimi Evropian pjesën më të madhe të gushtit është në pushim të verës, pa seanca plenare të Parlamentit Evropian,...

Ndërtimet e paligjshme, minimumi 500 mijë lekë gjobë kush nuk i prish vetë

Tashmë që ka përfunduar faza e konstatimeve dhe njoftimeve paraprake, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit në Qarkun e Korçës ka nisur verifikimet në terren...

Pesë çështje para BE-së këtë vjeshtë

Bashkimi Evropian pjesën më të madhe të gushtit është në pushim të verës, pa seanca plenare të Parlamentit Evropian, pa mbledhje të Këshillit dhe...

Situatë kritike nga zjarret në Gramsh, urdhërohet evakuimi i tre fshatrave

Situata nga zjarret paraqitet kritike edhe në zonën e Gramshit. Pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, flakët kanë avancuar drejt zonave të banuara në të...

1977 – Fluturimi i parë i lirë i anijes kozmike Shuttle Enterprise

Në vitin 1977, NASA shënoi një hap të rëndësishëm në zhvillimin e programit të saj revolucionar të transportit kozmik: fluturimin e parë të lirë...

Lajme të tjera

Web TV