Dështon qeveria e re, Kurti: Në seancë konstituive shkojmë pa marrëveshje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vetëvendosja dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kanë arritur marrëveshje për koalicion qeverisës. Këtë e ka konfirmuar Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Ai nuk i ka shpallur të përfunduara negociatat për qeverinë e re, por ka thënë se në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, Vetëvendosje dhe LDK shkojnë pa marrëveshje.

Përmes një video mesazhi të publikuar në Facebook, Kurti ka thënë se LDK-ja e ka refuzuar ofertën e Vetëvendosjes, e cila i ofronte LDK-së pozitën e kryetarit të Kuvendit, një post zëvendëskryeministri dhe pesë ministri në qeveri.

Është obligimi im moral dhe politik, shtetëror dhe kombëtar, qytetar dhe njerëzor, që t’ju njoftoj se në seancën inauguruese të legjislaturës së shtatë, do të shkojmë pa pajtimin për qeverinë. Marrëveshjes për programin qeverisës, nuk kemi mundur t’ia bashkëngjitim edhe atë për ndarjen e përgjegjësive. Oferta ime e parmbrëmshme, pra, e datës së 23 dhjetor 2019, u refuzua dje”, ka thënë mes tjerash Kurti.

Kurse në rast se insistohet që LDK ta ketë edhe pozitën e presidentit, Kurti tha se i ka ofruar LDK-së që ta caktojnë një kandidat konsensual, jo partiak.

Çështjen e presidentit më së miri e lëmë për më vonë. Mirëpo, nëse LDK-ja insiston që ne patjetër ta bëjmë premtimin për nominimin nga LDK, atëherë neve duhet të na shtohet tash një ministri: Ministria e Punëve të Brendshme, e cila ka rëndësi jetike për luftimin e krimit dhe korrupsionit.

Nominimi i LDK-së për kandidatin për president, bëhet pasi të mos kemi gjetur një personalitet koncensual jashtëpartiak, kurse kur të përcaktohet LDK-ja për emrin e tij/saj, do të kërkohet edhe pëlqimi i Vetëvendosjes”,- ka deklaruar kryetari i VV-së.

Seanca e Kuvendit të Kosovës është caktuar për datën, 26 dhjetor. Nëse arrihet konstituimi i këtij institucioni, atëherë do të rrjedhë edhe afati 15-ditor për formimin e qeverisë.

Lexo edhe :  Ambasada amerikane: Liderët e Kosovës të gjejnë zgjidhje kushtetuese në javët e ardhshme

Në rast se Kuvendi nuk konstituohet, atëherë LVV dhe LDK do të kenë një afat të pacaktuar që të arrijnë marrëveshje. Në rast dështimi, Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme./Fjala.al/

https://www.facebook.com/albini2017/videos/2438442559749009/

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV