“Ngrohemi në diell”/ Të moshuarit nuk përballojnë dot jetesën: Mbulohemi me batanije

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pensionistët në Durrës nuk kanë mundësi të paguajnë faturat dhe për këtë arsye ngrohen me orar. Ka edhe nga ata që në pamundësi, shfrytëzojnë ditët me diell.

“Ngrohemi me korent. E lëmë 10 min ose çerek ore dhe e heqim pastaj”, është shprehur një prej pensionistëve të intervistuar nga Euronews në Durrës.

“Biem në gjumë, mbulohemi me batanije”, tha ai më tej.

“Rroftë dielli për ne”, tha dikush tjetër.

Pensionistët e Durrësit i sheh thuajse çdo ditë në sheshin e qytetit në kërkim të rrezeve të diellit.

Tani që jemi zyrtarisht në dimër dhe temperaturat në qytetin bregdetar janë ulur me disa gradë, ata po ngrohen me batanije.

“Batanije e jorgan, ç’të bëjmë? Ku të shkojmë? Pleq jemi ne”, tha një prej të intervistuarve.

“Ngrohemi me batanije, jorganin e kemi, po dhe ndonjë ngrohëse e kemi”, tha dikush tjetër.

Më “fatlumët” ngrohen me orar.

“Unë me korent jam ngrohur”, tha një tjetër qytetar.

“1 orë sa ngrohej dhoma e fiknim, ftohej e ndiznim prapë, nga pak e nga pak”, vijoi ai.

“Ne pak jemi, drutë janë shtrenjtuar, 2 veta jemi ne mundohemi ta ndezim kur është ftohtë, jo gjithë ditën. Të kursejmë pak, se jemi pensionistë”, tha një grua.

“Jo gjithë ditën, ngrohemi nja 2 dorë, nga njëçikë”, tha një i moshuar.

Pensionet vijojnë të mos jenë të kënaqur, me jetesën që është shtrenjtuar në çdo aspekt të saj. Prandaj, shumica varen nga fëmijët.

“Unë i kam fëmijët në punë, edhe nusen edhe djalin”, tha dikush tjetër.

“Për faturat dhe për gjithçka që do shtëpia. Pensionet që kemi janë ato minimalet, unë 150 mijë lekë marr”, u shpreh një tjetër qytetar.

Lexo edhe :  Konkurset në universitete, garë e fortë mes të rinjve për Arkitekturën dhe Mjekësinë

Ndërsa vendimin e qeverisë, për ta shpërndarë më herët bonusin prej 5 mijë lekësh të reja këtë fundvit, ata e konsiderojnë qesharak.

“Si nuk i erdhi zor njëherë. Si e mori para kohe, si e merr në fund të muajit, ç’kuptim ka ajo? Ai 50 mijë lekësh nuk vajti 100 mijë lekë”, u shpreh njëri prej të pyeturve.

Kujtojmë se jatë fjalës së mbajtur në Asamblenë e Zgjeruar të Partisë Socialiste në Vlorë, Rama tha se qeveria ka parashikuar një fond prej 250 milion eurosh për pensionistët në buxhetin e vitit të ardhshëm.

 

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV