Mbyllet në barazim derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, bardheblutë mbeten -7

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tirana dhe Partizani barazuan 1-1 në derbin e kryeqytetit (Air Albania), takim ky i vlefshëm për kampionatin. Një sfidë plot emocione dhe tension, por në fund nuk pati fitues. Ndeshja nisi rreth 10 minuta me vonesë si pasojë e hedhjes së mjeteve tymuese në fushë, duke bërë që arbitri kryesor të presë deri sa pamja të qartësohet. Tirana u duk më e rrezikshme në fillim dhe kishte më shumë iniciativë. Dhe ngulmimi u shpërblye në minutën e 28-të kur Florent Hasani shkarkon të majtën e tij brenda zonës dhe 1-0.

Bardheblutë në festë bashkë me tifozët. Goli i nëntë për sulmuesin e Tiranës, që barazon Duamenën në krye të shënuesve më të mirë. Por shtatë minuta më pas ndeshja do të ndërpritej, pasi është goditur nga sende të forta Najdovksi nga ana e tifozërisë së kuqe dhe Qirko në krahun tjetër nga ajo bardheblu.

Partizani dominon 10 minutat e fundit të pjesës së parë, krijon 2-3 mundësi të mira, por nuk arrin të barazojë. E dyta nis me një rast të artë për Latifin, por nuk arrin ta devijojë në rrjetë. Tirana kërkoi të vrasë ndeshjen me një gol të dytë, por me kalimin e minutave edhe Partizani rrit ritmin. Goli i barazimit erdhi në minutën e 79-të, kur Murataj jep një pasim të bukur për Kekon dhe ky i fundit nuk fal, duke vendosur shifrat në 1-1, edhe pse kishte pak minuta në fushë. Derbi ishte i hapur deri në fund, me raste nga të dyja krahët, por nuk pati fitues.

Të fundit

Gjendet i pajetë 50-vjeçari në plazhin e Durrësit, policia dyshon se është mbytur

Një 50-vjeçar është gjetur i pajetë pak më parë në plazhin e Durrësit, në zonën e quajtur Sektori Rinia....

Dy të miturit nga Maliqi ishin zhdukur prej 4 ditësh, Policia i gjen në Tiranë

Dy të mitur nga fshatrat Zvirinë dhe Leminot të Maliqit, djali 17 vjeç dhe vajza 15 vjeçe, ishin larguar prej 4 ditësh, duke mos...

Karteli Sinaloa përdori të dhënat e telefonit për të zbuluar informatorët e FBI

Një haker që punonte për kartelin famëkeq të drogës Sinaloa në Meksikë arriti të siguronte të dhënat telefonike të një zyrtari të FBI-së dhe...

“Ti je babi im”, Arbër Hajdari ndan letrën e fundit të vogëlushes Elsa

“E Diela Ndryshe” ka mbërritur në puntatën e tetë dhe të fundit, në një mision drejt Korçës. Ndërsa udhëtojnë drejt qytetit plot histori, moderatori...

Armëpushimi Iran-Izrael nuk zgjat Netanyahu do një luftë të përhershme

Simon Tisdall* “Lufta mbaroi!” – Përveçse nuk ka mbaruar, as për së afërmi. Armëpushimi verbal mes Iranit dhe Izraelit mund të shkatërrohet në çdo moment....

Lajme të tjera

Web TV