Vrasja e Liridonës/Reagon Balla: Tepër e rëndë, zero tolerancë për dhunën me bazë gjinore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ishte i pranishëm këtë të martë në gjimnazin “Asim Zeneli” në Gjirokastër, ku zhvilloi një bashkëbisedim me të rinjtë për sigurinë në shkolla.

Balla, u ndal në fjalën e tij dhe në lidhje me rastet e dhunës me bazë gjinore përfshirë edhe ngjarjen e rëndë të vrasjes së Liridona Ademajt nga bashkeshorti i saj.

“Këtu nga Gjirokastra dua që të jem shumë i qartë, të nxis, të mbështes çdo vajzë apo grua që bie pre e dhunës, të mos hezitoj aspak të paraqitet menjëherë në komisariatin e policisë apo në drejtorinë e policisë dhe ne jemi aty për të ofruar të gjithë mbështetjen. të gjithë mbrojtjen , për ta mbrojtur edhe nga stigma publike në mënyrë që edhe përmes bashkëpunimit me aktorë të tjerë publikë apo edhe me shoqerine civile për t’i ofruar mbështetje, duhet ta thyejmë dhe duhet të krijojmë një shkëputje nga një traditë e gabuar shumëvjeçare dhe për të nxitur gjithëkënd dhe për të denoncuar çdo lloj dhune dhe pastaj nuk mund ti shpëtoj edhe komentit të ngjarjes së ndodhur në Kosovë sepse është një ngjarje tepër e rëndë ku jo vetëm drejtësia por dhe shoqëria duhe të reagojë më fort për ti dhënë fund çdo lloj forme femicidi sepse në fund të fundit është një alarm, i cili duhet të na zgjojë të gjithëve”, tha Balla.

Garantojmë sigurinë në shkolla ishte mesazhi i vizitës së ministrit Balla dhe Drejtorit të Përgjithëm të Policisë Muhamet Rrumbullaku edhe ne bashkëbisedimet e zhvilluara në institucionet arsimore  në Tepelenë dhe Përmet./   S.M

Të fundit

Kokalari: Berisha pranoi një “krim shtetëror”, por vetë urdhëroi vrasjen e protestuesve

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, ka reaguar në platformën “X” pas deklaratës së sotme të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili...

Putin lëshon 4 bombardues bërthamorë drejt Evropës

Vladimir Putin ka lëvizur të paktën katër bombardues të rëndë Tu-95MS më afër Evropës këtë të hënë, sipas një raporti nga Insider UA. Këto...

Pse nuk i kuptoj biznesmenët e Shqipërisë

Nga Ben Blushi Njoh shumë nga biznesmenët e Shqipërisë. Janë manipulatorë të admirueshëm. Ata kanë një teknikë marramendëse për të t’i nxjerrë paratë nga xhepi. Me të njëjtën...

Luftrat Bizantino-Normane: Rrethimi i Barit dhe rënia e ndikimit bizantin në Perëndim

Në vitin 1068, Normanët nisën rrethimin gati trevjeçar të Barit – qyteti i fundit i rëndësishëm nën kontrollin bizantin në Italinë jugore. Pas pushtimeve...

Horoskopi ditor, 5 Gusht 2025

Dashi Jeni në një fazë të plotë rikuperimi, pavarësisht ndikimit të kundërt të planetit Mars. Me gjasë mund të shfrytëzoni momentin për t’u rikthyer në...

Lajme të tjera

Web TV