Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Historia e sëmundjes që Naim Murseli përdori për t’u afruar me ish-presidentin Pacollin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Naim Murseli është shndërruar në një prej emrave më të përfolur e urryer kohëve të fundit për shkak të dyshimit se ka organizuar vrasjen e gruas së tij, Liridona Ademaj.

Para tragjedisë që tronditi Kosovën, gjithçka ishte ndryshe. Murseli linte përshtypjen e njeriut të lumtur, me jetën e tij në rrethe që i preferonte, politikanë dhe VIP-a. Kjo zgjati deri të premten e kaluar kur Murseli ra në pranga për shkak të dyshimeve se organizoi vrasjen e Liridonës në prani të dy fëmijëve. Krahas krimit të rëndë, ajo që po diskutohet është edhe raporti me ish-presidentin e Kosovës dhe biznesmenin Behgjet Pacolli.

Lidhja speciale e Murselit me “kosovarin më të pasur në botë” dëshmohet hapur në fotografitë që Murseli ka publikuar në profilin e tij në facebook. “Poza” në aeroplan privat e pushime nëpër vendet ekzotike të botës janë ato që dominojnë profilin e Murselit.

Por, s’i kishte arritur Murseli që t’i afrohej Pacollit që në moshë të re?

Në një fotografi që Murseli ka publikuar në profilin e tij, ka treguar se për herë të parë e kishte takuar Pacollin në vitin 2006, në qytetin e Gjakovës.

“Takimi im i parë me z. Behgjet Pacolli. Në vitin 2006, Gjakovë”, thuhet në përshkrimin që Murseli i ka vendosur fotografisë.“Zoti e vendos fatin e secilit”, historia e sëmundjes që

Murseli rrëfimin e afërsisë së tij me Pacollin e ka të ndërtuar mes fotografish të shumta në profil. Pas ngjarjes që ka tronditur opinionin, një version të njohjes me Murselin e ka treguar edhe vetë biznesmeni.

Në një shkrim ku shprehte ngushëllime për familjen e Liridona Ademajt, Pacolli ka treguar se me 33-vjeçarin njihej prej vitesh, meqë si djalë i ri i ishte afruar pas një sëmundjeje që kishte përjetuar.

Por cila ishte historia e sëmundjes së Murselit që u përmend disa herë nga Pacolli gjatë ditëve të fundit?

Murseli në profilin e tij në facebook kishte shkruar rreth sëmundjes kur ishte foshnje. Ai kishte treguar se që kur ishte 2 vjeç kishte luftuar për jetë në Zagreb, ndërsa pas 25 vitesh kishte arritur të shoqërohej me ish-presidentin kroat Stipe Mesiç dhe Behgjet Pacollin.

 “Unë, dy vjeç, duke luftuar për jetë në Zagreb, Kroaci. 25 vjet më vonë së bashku me dy Presidentë, njëri i Kroacisë dhe tjetri i Kosovës, në një udhëtim privat. Vetëm Zoti vendos fatin e secilit”, thuhet në postimin e Murselit, i cili daton që prej 14 korrikut 2020.

“Zoti e vendos fatin e secilit”, historia e sëmundjes që

Pacolli dhe njerëzit e tij e kanë quajtur person imponues Murselin që në vazhdimësi kishte shfaqur interes për aktivitetet në rrjete sociale. Ky ‘insistim” i është shpaguar Murselit pasi ia ka dalë të emërohet këshilltar i Kryediplomatit Pacolli në vitin 2017.  Po ashtu, Pacolli ka treguar se e ka ndihmuar në disa iniciativa biznesore që nga viti 2019.

“Naim Murselin e njoh prej vitesh, duke filluar nga momenti kur ai m’u ofrua si adoleshent, pas një sëmundje qe kishte perjetuar. Ai ka qenë pjesë e entourazhit tim që nga atëherë. Ndër vite, ka shfaqur interes për iniciativat e mia në median sociale dhe kam pasur mundësinë të ndihmoj në disa iniciativa biznesi që ai kishte nisur që nga viti 2019”, ka shkruar Pacolli pak ditë pas ngjajes tragjike të vrasjes së Liridona Ademajt.

Lexo edhe :  Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, zbulohet data e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje

“Zoti e vendos fatin e secilit”, historia e sëmundjes që

Më tej, ai ka treguar se raporti i tyre ka qenë edhe më i fortë, meqë vetë Pacolli ka qenë edhe kumbar të një prej fëmijëve të çiftit.

“Përveç kësaj, kam ruajtur një marrëdhënie të mirë me familjen e tij. Madje, une dhe shoqja ime ishim kumbarë të djalit të tyre. Liridona kishte miqësi me familjen time”, ka shkruar Pacolli.

Ai ka konfirmuar edhe vetë se Murseli ka qenë i angazhuar si këshilltar i jashtëm (falas) gjatë kohës kur ka qenë Ministër i Punëve të Jashtme. Menjëherë pas rastit, këshilltari i Pacollit, Jetlir Zyberaj, kishte mohuar që Murseli të ketë qenë këshilltar i Pacollit.

“Gjatë mandatit tim si MiPJ, kam pritur figura politike (deputetë e kryetarë komunash nga Suedija), ku ai ka qenë pjesë e përcjelljes së tyre. Kështu lindi ideja, me kërkesën e tij, për ta nominuar si bashkëpuntor (këshilltar) të jashtëm (pro bono) gjatë mandatit tim në qeveri”, ka shtuar Pacolli.

Pacolli ka thënë se s’do të mendonte kurrë që Naim Murseli të përfundonte në një akt të tillë tmerrues.

“Nuk kam pasuar dijeni për ndonjë precedent konflikti për Naimin. Jam i prirur të besoj vetëm në anën pozitive të njerëzve dhe nuk do të mendoja kurrë se ai do të përfundonte në një akt kaq tmerrues”, ka shtuar mes tjerash njeriu më i pasur në Kosovë.

Pikërisht ky raport, më 2014 e kishte çuar Pacollin në Uddevalla të Suedisë ku deri më tani ka jetuar Murseli dhe familja e tij.

Gazeta suedeze Expressen kishte shkruar për qëndrimin e Pacollit atje.

“Vizita në Suedinë Perëndimore vjen pasi këshilltari komunal i Uddevalla Magnus Jacobsson (KD) dhe Naim Murseli, kandidat për deputet (KD), shqiptar nga Kosova dhe mik i Pacollit, vizituan së fundmi Kosovën. Tani pritej një vizitë e kthimit për të diskutuar bashkëpunimet e mundshme në teknologji dhe energji. Pacolli vizitoi të enjten Kynningsrud dhe Uddevalla Energi AB”– raporothej në atë kohë.

“Zoti e vendos fatin e secilit”, historia e sëmundjes që

 “Ka mundësi të mira për investime në Kosovë. Përveç kësaj, ne kemi marrë dy zona të tregtisë së lirë në vend, të cilat duhet të jenë interesante për kompanitë suedeze dhe skandinave” citohet të ketë thënë Behgjet Pacolli, që po vizitonte kompanitë në Goteborg.

Naim Murseli bashkë me Kushtrim Kokallën dhe Granit Plavën gjenden në paraburgim për vrasjen e Lirdiona Ademajt. Murseli dyshohet si organizatori i gjithë skenarit për vrasjen, teksa Granit Plava dyshohet se është personi që ka vrarë Liridonën, ndërkohë që Kushtrim Kokalla dyshohet si ideator i marrëveshjes për të kryer vrasjen e rëndë.

Të fundit

Real Madridi ngec në transfertën Majorkës, Vedat Muriqi ul euforinë e “Galaktikëve”

Real Madridi e ka nisur keq sezonin e ri ne La Liga per te mbrojtur titullin kampion, duke barazuar...

Fermerët e vegjël në Shqipëri sfidojnë vështirësitë për të mbështetur turizmin

Shumë fermerë në Shqipëri po krijojnë ferma të vogla afër segmenteve të rrugëve kombëtare për të tregëtuar prodhimet e tyre kryesisht për turistët vendas...

Rriten tensionet, miku i ngushtë i Putinit vendos 1/3 e ushtrisë në kufi me Ukrainën

Shqetësimet në Evropën Lindore janë rritur pas sulmit të befasishëm të Ukrainës në Kursku. Tani Bjellorusia, një aleate e ngushtë e Putinit, duket se...

Upss/ Ronaldo Sharka ‘demaskon’Bebe Rexhën dhe i dërgon një mesazh: Kjo dreq që bën ti…

Pas incidentit skandaloz në aeroport, ku këngëtarja Bebe Rexha pretendoi se u ndalua të fluturonte për shkak se foli shqip, gazetari Ronaldo Sharka ka...

Ekspertët: Shtohen përpjekjet për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale në SHBA

Dy raporte të publikuara këtë javë japin alarmin për një rritje të përpjekjeve për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Siç...

Lajme të tjera

Web TV