Pse duhet të zgjidhni një pemë të bardhë për Krishtlindje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pema e Krishtlindjes, a nuk shton magjinë në shtëpinë tuaj sapo vendoset? Efekt i festave, atmosferë e bukur dhe e ngrohtë, mikpritëse për të gjithë, por mendojeni pak sikur të bënit një ndryshim që nuk e keni provuar më parë?

Një pemë e bardhë Krishtlindjesh është përgjigjja! Arkitektja Linda Schuster Vartanian thotë për Parade se pema e bardhë duket sikur është “shkulur” direkt nga toka për të sjellë magjinë e bardhësisë nga Poli i Veriut. Nëse keni frikë nga kësi ndryshimesh, që nuk kanë lidhje me bredhin prej pishe jeshile tradicionale, provoni si fillim të vendosni një pemë të bardhë në korridor apo dhomën e gjumit për të parë sa magji i jep ambientit.

-A janë pemët e bardha të Krishtlindjeve në modë?

Pemët e bardha jo vetëm që janë aktualisht në trend, por Linda zbulon se ato nuk do të largohen për një kohë të gjatë nga tendencat. “Unë mendoj se pemët e bardha të Krishtlindjeve kanë fituar popullaritet vitet e fundit për shkak se njerëzit duan t’i bëjnë shtëpitë të duken spektakolare dhe unike,” shpjegon ajo. “Një nga mënyrat më të mira për ta bërë këtë gjatë sezonit të festave është duke zgjedhur një pemë të bardhë të mrekullueshme që përzihet bukur me dekorin tuaj”.

Pemët e bardha e bëjnë më të lehtë krijimin e një atmosfere ëndërrimtare, që duket si e shkëputur nga një libër me përralla, pavarësisht se ku e vendosni.

Ashtu si pemët e gjelbra të Krishtlindjeve,
pemët e bardha do t’i rezistojnë kohës./E.Ç

Të fundit

Greqi/ Alket Rizai kërkesë gjykatës për t’u liruar nga burgu

Nëse nuk do të kërkonte dëshpërimisht lirinë me bindjen se dënimet e përjetshme ishin të padrejta, sepse krimet për...

Këngë e valle, Rama mbërrin në sheshin “Skënderbej”, takon simpatizantët

Partia Socialiste ka hapur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 11 Majit ditën e sotme. Socialistët kanë zbritur në sheshin “Skënderbej” për një takim festiv...

SPAK “zbret” në terren për evidentimin dhe hetimin e krimeve zgjedhore

Një muaj nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, SPAK hap zyrtarisht fushatën për hetimin e krimeve zgjedhore. Bëhet me dije me se prokurorët dhe agjentët...

Rama, emigrantëve: Koha të mendoni seriozisht kthimin

“Koha për t’u kthyer”, kjo ishte tema e episodit të radhës të podkastit “Flasim” ku kryeministri Edi Rama kishte të ftuar tre të kthyer...

Trump i bën thirrje Putinit t’i japë fund luftës: Vepro më shpejt!

Presidenti amerikan, Donald Trump, kritikoi Rusinë në postimin e tij në platformën Truth Social. Këtë e ka bërë duke kërkuar që Moska të përfshihet më...

Lajme të tjera

Web TV