Parlamenti/ Berisha thurr ëndrra zjarri, Rama ja prish me përjashtim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme opozita kishte premtuar “befasi të mëdha” në Parlament, por mazhoranca mori masat, duke përjashtuar 6 deputetë për 10 ditë, mes tyre edhe Sali Berisha. Çfarë pritet të ndodhë dhe ideja e Berishës dhe grupit mbështetës për të “rrethuar kryeministrinë” dhe bllokuar rrugët hyrëse në Tiranë.

 

Personazhet më aktivë që mbajnë “gjallë” rrëmujën në seancat parlamentare, por edhe në komisionet parlamentare, kanë qenë Sali Berisha, Flamur Noka, Albana Vokshi, Edi Paloka dhe Gazmend Bardhi. Që të pestë janë përjashtuar për 10 ditë nga punimet e Kuvendit. Kështu ditën e sotme ata do të pengohen që të hyjnë për tu future brenda sallës ’i vënë flakën Parlamentit. Një ditë më parë Sali Berisha tha se do të shihnim aksionin opozitar më të fortë në Kuvend, por Sekretariati i Etikës përjashton me 10 ditë nga punimet e Kuvendit 6 deputetët e Partisë Demokratike për kaosin në seancën e së hënës. Sali Berisha, Gazment Bardhi, Flamur Noka, Albana Vokshi, Elda Hoti dhe Edi Paloka do të mungojnë në seancën e sotme dhe të të enjtes tjetër për shkak të rrëmujes dhe tetntativës për ti vënë zjarrin Parlamentit. Seanca e të hënës për shkak të kësaj rrëmuje u zhvillua në vetëm 15 minuta pasi opozita vijoi aksionin të cilin thotë se nuk do ta ndalë deri në rikthimin e të drejtave të tyre kushtetuese.

Rithemelimi jashtë Kuvendit

Me vendimin e marrë nga Sekretariati i Etikës sot në Parlament nuk do të jënë deputetët që dhunuan Parlamamentin. Edhe pse ata do të tentojnë të hyjnë brenda, Garda e Republikës nuk do i lejojë ata, ndaj ju mbetet që gjithë aksionin ta bëjnë para Parlamentit ose para Kryeministrisë. Berisha dhe Bardhi nuk kanë bërë me dije se çfarë do të ndodh ditën e sotme, por diçka është e sigurt që Berisha nuk do të rrijë pa organizuar diçka. Po diskutohet gjerësisht nisja e protestive që nga “rrethimi I kryeministrisë” dhe deri tek bllokimi I rrugëve kyrëse në kryeqytet. Kjo lloj forme proteste kërkon njerëz, të bindur dhe me kauza të qarta, por duket se nuk do të jetë aq e lehtë dhe për këtë arsye është menduar që protestat e opozitarëve që mbështesin Berishën të nisin në fillim të vitit të ardhshëm.

Lexo edhe :  Ish-deputeti për sherrin Lapaj-Shabani: Po vloj nga brenda, i kam mbështetur me zemër

 

Komisioni i Sigurisë

Deputetët e opozitës kanë bllokuar punimet në komisionin e Sigurisë, ku pritej të niste diskutimi për marrëveshjen me Italinë për emigrantët. Deputetët nuk lejuan nisjen e mbledhjes, ndërsa demokrati Flamur Noka u ul në vendin e kryetarit të komisionit. “Marrëveshja e dytë për të shenjtëruar votën e lirë, marrëveshja e tretë është për të luftuar korrupsionin që Shqipërinë e faruat duke shpopulluar Shqipërinë. Marrëveshja e katërt për të luftuar krimin pas Shqipëria po shpopullohet nga korrupsioni dhe paligjshmëria. Këto janë marrëveshjet që duan shqiptarët, jo ato që duan barbarët. Prej 10 vitesh jeni vetëm barbarë. Tani e keni kthyer edhe në një Ruandë. Ato që kanë prioritet shqiptarët do të trajtohen dhe asgjë që nuk kanë prioritet shqiptarët”, tha Noka./kb

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV