Ministri Manja jep detajet: Kush përfiton nga amnistia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Ministrisë së Drejtësisë, Ulsi Manja, në një konferencë shtypi të mbajtur ditën e djeshme, dha hollësi mbi amnistinë ku pritet të përfitojnë 620 të dënuar me vendim të formës së prerë. Kategoritë që përfitojnë dhe bashkëpunimi me institucionet e drejtësisë.

Për ministrin e drejtësisë Ulsi Manja amnistia e të dënuarve në prag të fundvitit është e nevojshme dhe e diskutuar gjerësisht me institucionet e tjera. Kreu i dikasterit, Ulsi Manja tha se dokumenti që do shqyrtohet në qeveri, ka reflektuar rekomandimet e kërkuara nga SPAK, KLGJ dhe Prokuroria e Përgjithshme, duke e bërë amnistinë edhe më të plotë si dhe duke rritur numrin e përfituesve. Në total, dokumenti i amnistisë ka tetë nene dhe gjashtë faqe, ku përcaktohen përfituesit, por edhe personat e përjashtuar nga përfitimi prej saj. Sipas nenit tre të draftit, përjashtohen nga vuajtja e dënimit të dënuarit meshkuj me vendime të formës së prerë të dhëna deri në 20 nëntor 2023, deri në 3 vjet ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë, duke përfshirë gjobën ose një nga llojet e alternativave të dënimit me burgim, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi. Përfituese janë edhe të dënuarat femra deri në 30 nëntor 2023, me vendim të formës së prerë, me burgim deri në 4 vjet ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë, duke përfshirë gjobën, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi. Në listën e përfituesve janë edhe meshkujt të cilëve u kanë mbetur edhe 3 vjet dënim në momentin e hyrjes në fuqi të amnistisë, si dhe femrat të cilave u kanë mbetur edhe 4 vjet. Po kështu, përfitojnë të dënuarit meshkuj, të cilët, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 60 vjeç dhe gratë baras ose mbi moshën 50 vjeç si dhe personat e dënuar me burgim, të cilët, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç. Neni 4 përcakton kriteret ndaluese nga përfitimi i amnistisë, dhe liston aty të dënuarit për vepra të rënda, si krime kundër jetës, kundër njerëzimit, krim i organizuar, vepra të rënda penale, krime kundër autritetit të shtetit, etj. Në nenin 5 të amnistisë, përcaktohet se të gjithë personat e dënuar, të cilët nuk plotësojnë kriteret për t’u liruar, u zbritet 1 vit e gjysmë për personat e dënuar, gra, dhe të mitur dhe 1 vit për personat e dënuar, burra. Nga ky përfitim ulje dënimi përjashtohen të dënuarit përjetë, të dënuarit për vrasje dhe të dënuarit nga gjykata e posaçme për korrupsionin dhe krimin e organizuar. Ligji i amnistisë do dërgohet në Kuvend dhe hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në fletoren zyrtare.

Lexo edhe :  Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në të gjitha qendrat e votimit

Marrëveshja me Italinë

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, gjatë prezantimit të projektligjeve të miratuara dje nga qeveria u pyet edhe në lidhje me marrëveshjen me Italinë për emigrantët dhe dërgimin e saj nga opozita në Gjykatën Kushtetuese. Manja tha se marrëveshja s’ka si të jetë anti-kushtetuese, pasi ka kaluar të gjitha filtrat para se të nënshkruhej nga dy kryeministrat. “Qëndrimi jonë dhe i kësaj marrëveshje e është e drejta e gjithë kujt ta çojnë në GJK. Por nuk ka si të jetë anti-kushtetuese kur ka kaluar të gjitha filtrat me palën italiane. Kjo marrëveshje ka kaluar të gjitha filtrat para se të nënshkruhej nga të dy kryeministrat”, tha Manja.

Çështja Beleri

Sa i takon çështjes Beleri dhe akuzave të Sali Berishës në drejtim të Ministrisë së Drejtësisë, Manja tha se kjo është një çështje që i takon drejtësisë. “Në fakt të thamë të drejtën sinqerisht ka kohë që nuk e marr seriozisht Berishën pasi ka humbur sensin e kohës dhe të realitetit. Çështja Beleri është çështje që i takon drejtësisë edhe sa i takon çështjes së fundit. Në vendimin e Gjykatës së Lartë e keni arsyetimin e saktë që ka të bëjë me arsyetimin ligjor që ka mbajtur Ministria e Drejtësisë. Berisha ka kohë që është jashtë realitetit”, tha Manja./kb

 

 

Të fundit

Rama falenderon homologun spanjoll: Mirënjohës për mbështetjen

Kryeministri Edi Rama falenderoi homologun e tij spanjoll, i cili e uroi për fitoren e zgjedhjeve të 11 Majit. “Falemnderit...

Berati vijon numërimin e votave, kush janë emrat që futen në Kuvend

Vijon numërimi i votave për kandidatët në qarkun e Beratit. PS merr 5 mandate, duke siguruar karrige në Kuvendin e ri Ervin Demo dhe Enriketa...

Kryeministri i Kroacisë uron Ramën: Me kënaqësi të marr pjesë në samitin

Kryeministrisë i Kroacisë, Andrej Plenkovic, ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e mandatit të tij të katërt dhe shpreh kënaqësinë për pjesëmarrjen në...

Gonxhja për rezultatin e opozitës në zgjedhje: Më dhimbset PD, janë krejtësisht ‘out’

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Top Story” në Top Channel, komentoi zgjedhjet e 11 majit...

Edvin Kulluri: Ka dështuar e gjithë opozita, edhe partitë e reja

Edvin Kulluri, nga “Djathtas 1912”, i ftuar në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, u shpreh se rezultati i zgjedhjeve të...

Lajme të tjera

Web TV