Pas ndarjes nga partneri, Dua Lipa publikon numrin e telefonit dhe “çmend” fansat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dua Lipa ka postuar një numër telefoni duke shkruar “me mesazh”. Fansat e saj “u çmendën” ndërsa nuk ishin të paktë ata që besuan se profili i saj ishte “hakuar”

Megjithatë, ky nuk është një postim i rremë, por një numër i vërtetë që fansat e saj mund t’i dërgojnë mesazh përmes WhatsApp për t’iu bashkuar komunitetit të Dua Lipës dhe për të mësuar më shumë për yllin e tyre të preferuar.

 

Kur dikush dërgon mesazhe në numrin që këngëtarja ka postuar, ata marrin një përgjigje të automatizuar duke i mirëpritur në komunitet. “Hej, mirë se erdhe në komunitetin Dua Lipa, ne jemi të ngazëllyer për atë që do të vijë”, thuhet në mesazhin e automatizuar.

Dua Lipa ka publikuar së fundmi këngën e saj të re me titull ‘Houdini’, ndërsa së fundmi ka qarkulluar shumë lajmi për ndarjen e saj me regjisorin greko-francez Romain Gavras, pas 8 muajsh lidhje. Sipas raportimeve të mediave të huaja, arsyeja është se këngëtarja dëshiron të fokusohet në muzikën e saj këtë herë përpara publikimit të albumit të saj të tretë./ S.M

Të fundit

Tjetër vatër zjarri në Vlorë, flakët përfshijnë zonën e Jallisë së Nartës

Regjistrohet një tjetër vatër zjarri në Vlorë në këto momente. Sipas burimeve për A2 CNN, zjarri ka rënë në zonën...

Kush është Rudenc Myrte, polici që fuste drogë e sende të paligjshme në qeli

Personi në foto është Rudenc Myrte, polici i burgut të Drenovës i cili u arrestua ditën e sotme si person i dyshuar që fuste...

Pse SHBA nuk sjell ambasador në Shqipëri? Ish-zyrtari i DASH: Është fatkeqësi…

Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka komentuar mungesën e ambasadorëve të SHBA-së në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, duke e cilësuar këtë si një...

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin e rinumërimit të votave për...

Barcelona i merr mesfushorin Arsenalit dhe e bën falas!

Barcelona vazhdon të kërkojë mënyra inteligjente për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit katalanas i kanë vënë syrin një lojtari me përvojë...

Lajme të tjera

Web TV