Rama: “Jemi Republika e Shqipërisë dhe jo e prokurorëve dhe gjykatësve”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në fjalimin 90 minuta, të mbajtur dje në Kongresin e PS-së, kryeministri Rama u ndal gjatë tek reforma në drejtësi, duke e konsideruar si “investim të PS-së”.

Një mesazh të qartë pati edhe për prokurorët e SPAK apo për gjyqtarët e GJKKO-së duke ua “kujtuar” se revanshi nuk mund të prishë sistemin dhe ndarjen e pushteteve.

Në një orë e 30 minuta fjalim në Kongresin e PS-së të mbajtur ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama preku të gjithë sektorët, duke vlerësuar arritjet sipas tij, por pjesën më të madhe të fjalës e kishte për sistemin e ri të drejtësisë.

Si në çdo dalje të fundit publike ai theksoi se drejtësinë e re nuk e bënë amerikanët, por PS-ja, ndërsa dha një mesazh të qartë për prokurorët dhe gjyqtarët të cilët kanë në duar emra me peshë të mazhorancës.

Rama u shpreh se “Jemi Republika e Shqipërisë dhe jo republika e prokurorëve dhe gjyqtarëve”. Një mesazh I qartë që revanshi nuk mund të “cënojë” deri në atë pikë sa në këtë vend më të rëndësishëm të jenë njerëzit e drejtësisë sesa parlamenti apo qeveria.

“Drejtësia evropiane është në çdo rast garantë e shtetit ligjor, garantë e lirive dhe të drejtave kushtetuese të çdo individi, për fshirë edhe gjykatësit dhe prokurorët të cilët kurrsesi nuk duhet të ndihen dhe jo më pastaj të bëhen një pushtet që ndihet i pakontrolluar dhe i pa balancuar nga asnjë mekanizëm kushtetues dhe ligjor. Kjo është Republika e Shqipërisë dhe jo Republika e Prokurorëve dhe gjykatëse.

Janë një pushtet i pavarur nga parlamenti dhe qeveria, por nuk janë i vetmi pushtet i pavarur i kësaj republike, e cila ka edhe dy pushtete të pavarura që nuk varen nga pushteti gjyqësor në vendimmarrjen e tyre dhe as nuk japin llogari pushtetit gjyqësor për ushtrimin e kompetencave të tyre kushtetuese dhe ligjore.

Kështu funksionin drejtësia evropian dhe kjo është panorama e të ardhmes që ne duhet të punojmë bashkë që drejtësia e re të bëhet një drejtësi evropiane”, tha Rama.

Kryeministri u ndal tek Prokuroria e Tiranës, që sipas tij aty nuk ka shkuar ende drejtësia e re edhe pse nuk janë shumë larg në distancë nga SPAK dhe GJKKO. Kreu i qeverisë u shpreh se “21 janari është i mbyllur në ato sëndukët e maskarenjve të Shqipërisë qysh nga viti 1912 që penguan, sabotuan dhe rrëzuan këdo që tentoi ti bënte gjërat pak më ndryshe.

Imagjinoni prokuroritë e tjera në çfarë gjendje janë”. “Ka ardhur koha të bëjmë shumë më tepër me vetën dhe pastaj përmes PS për ta nxitur dhe ndihmuar drejtësinë e re, që e para të shtrihet në gjithë organizimin e sistemit të drejtësisë, se SPAK dhe GJKKO janë një dy km larg në distancë nga prokuroria e Tiranës psh, Këtu u fol për 21 janarin, 21 janari është peng i drejtësisë së vjetur.

Lexo edhe :  Shteti bektashi/ Rama: Bektashizmi, një thesar shqiptar që s’do e lemë të shuhet!

Nuk ka vajtur drejtësia e re tek prokuroria e Tiranës. 21 janari është i mbyllur në ato sëndukët e maskarenjve të Shqipërisë qysh nga viti 1912 që penguan, sabotuan dhe rrëzuan këdo që tentoi ti bënte gjërat pak më ndryshe.

Imagjinoni prokuroritë e tjera në çfarë gjendje janë. Reformën në drejtësi Edi Rama thotë se e ka bërë Partia Socialiste dhe jo aleatët strategjikë ndërkombëtar.

“Le të hidhet përpjetë kush të dojë, por reformë në drejtësi pa PS  nuk ka anglo-amerikan apo europerëndimor që bënte dot në Shqipëri.

Nuk erdhën në Shqipëri në 2013, këtu ishin që kur Shqipëria u çlirua nga ferri i diktaturës… nëse reforma do të ishte produkt eksporti i detyrueshëm për vendet që duan të futen në BE, atëherë BE dhe SHBA do ta kishin eksportuar edhe në vende të tjera në Ballkan.

Ndërkohë që atyre vendeve u tregojnë Shqipërinë dhe u thonë merrni shembull sesi bëhet pastrimi i sistemit të drejtësisë nga gjyqtarë e prokurorë të korruptuar. Ndaj ata që thonë të kundërtën e bëjnë nga pozitat e kundërshtarët e PS. Nuk e solli koha këtë transformim, por PS, dhe PS e solli populli shqiptar në vitin 2013 dhe jo Amerika”, tha Rama.

Megjithatë një mesazh e kishte edhe për të tijët të cilët janë kapur, apo mund të kapen në afera të dyshuara korruptive, duke u rikujtuar edhe një herë anëtarët kabinetit të tij, se nëse do të kapen në shkelje, nuk do të kenë mbrojte nga partia, por do të përballen me drejtësinë.

“Karrigia e pushtetit është një kafshë e egër që po e le të të hyjë në trup, të mbush xhepin por të merr mendjen, ndaj kush e harron se ajo karrige është e popullit dhe e shtetit, meriton çdo ndëshkim që parashikon ligji. Në këtë pikë nuk do zgjatem.

Për ata që harrojnë se për çfarë e kanë këtë karrige dhe kur i kap rrjeta e drejtësisë presin ndihmë nga partia apo bëjnë viktimën e konspiracioneve, është detyrë dhe përgjegjësi e tyre për ta mbajtur”, tha Rama.

Të fundit

Nga India deri në Filipine, si po zëvendësohen shqiptarët

Nga bregdeti i Sarandës, në Shqipërinë e mesme dhe deri në veri të saj, gjithnjë e më shpesh dëgjohet...

Aksident në aksin Elbasan – Ish-Metalurgji, automjeti përplas qytetarin me biçikletë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan – Ish Metalurgji. Sipas burimeve për media, një automjet ka përplasur një...

Trump e rithekson: Do kishte luftë Serbi-Kosovë, por unë e zgjidha me tregti

Kësaj here në zyrën ovale dhe në prani të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, kreu i Shtëpisë së Bardhë thotë se ndaloi...

Kreshnik Spahiu: Disa fakte për ata që duan ta shpallin Thethin ‘Republikë të pavarur’

Po e nis me konkluzionin politik: Qeveria nuk duhej të kishte nisur aksionin e buldozerëve në mes të sezonit turistik. Prej disa ditësh, nuk...

Vlorë, adoleshentja tentoi të vrasë veten, familjarët zhdukin armën

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga ngjarja e ditës së sotme në Vlorë ku një 17-vjeçare tentoi t'i jepte fund jetës duke...

Lajme të tjera

Web TV