Aksidenti me gjashtë të plagosur në aksin Elbasan-Librazhd, zbardhen detajet e para

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është prangosur nga policia shoferi 67-vjeçar, i cili përplasi dje  automjetin me drejtues shtetasin A. A., 39 vjeç, banues në Librazhd, dhe për pasojë u dëmtuan shtetasi V. Ç. dhe 4 pasagjerë që udhëtonin me të.

Po ashtu mbeti e plagosur edhe një 11-vjeçare që udhëtonte në automjetin me drejtues shtetasin A. A., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

DVP Elbasan/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

-Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin V. Ç., 67 vjeç, banues në Elbasan, pasi në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, me automjetin që drejtonte, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin A. A., 39 vjeç, banues në Librazhd, dhe për pasojë u dëmtuan shtetasi V. Ç. dhe 4 pasagjerë që udhëtonin me të, si dhe një 11-vjeçare që udhëtonte në automjetin me drejtues shtetasin A. A., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

-Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-D. M., 20 vjeç, banues në Elbasan, pasi nga kontrolli fizik iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis;

-M. T., 19 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./   S.M

Të fundit

“Përbindëshi i Detit Bohai”, ja çfarë mund të bëjë ekranoplani i ri i Kinës

Ekspertët e kanë quajtur atë Përbindëshi i Detit Bohai, sipas detit me të njëjtin emër që përshkon bregdetin verilindor...

Kush është zyrtari i lartë i administratës Trump që do të vizitojë Kosovën

Brendan Hanrahan, zyrtar i lartë në Byronë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin amerikan të Shtetit, ka njoftuar nisjen e një vizite zyrtare...

Referendumi në Prusinë Lindore dhe pasojat e dhunshme ndaj polakëve

11 korrik 1920 Më 11 korrik 1920, në krahinën e diskutueshme të Prusisë Lindore, u zhvillua një referendum i organizuar nga Lidhja e Kombeve, me...

Më shumë se ndërtesë

Nga Artan Shkreli … Spanja po ndërton një rrokaqiell (kullë) që kultivon ushqim, prodhon energji dhe pastron ajrin - të gjitha në të njëjtën kohë. Koncesioni, për...

Horoskopi ditor, 11 Korrik 2025

DASHI Mos e humbisni kohën! Pasioni është i pranishëm në këtë horoskop, por kini kujdes në marrëdhëniet me Peshqit dhe Bricjapin. Sa i përket punës,...

Lajme të tjera

Web TV