Flet Veliaj: 2020-ta me 5 lagje të reja në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tirana do të ketë 5 lagje të reja. Iniciativa do të nisi përgjatë vitit 2020, sipas një plani të mirëfilltë dhe me infrastrukturën e posaçme.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, duke folur për emisionin “Ora e Tiranës”, ka treguar se ky është plani i Bashkisë, përveç rindërtimit të pasojave të tërmetit dhe ndërtimit të shkollave dhe çerdheve të reja.

Por Veliaj shprehet me entuziazëm për investimet në njohuri, dhe këtu i referohet Piramidës, e cila do të shndërrohet në qendër të dijes në fushën e teknologjisë.

Veliaj ka folur edhe për një pikë të nxehtë që ka ngjallur shumë debate e protesta, ndërtimi i Teatrit të ri në vitin 2020.

Ndërkohë që “Bulevardi Zogu i Parë” është projekti që ka nisur dhe përfundon në vitin 2020, i transformuar edhe në koncept për ta kthyer atë në hapësirën më të madhe për këmbësorët./Fjala.al/

Të fundit

Thatësirë rekord në Europë këtë verë, ja shtetet më të prekura

Muajin e kaluar u regjistrua një thatësirë rekord në Europë dhe në hapësirën e Mesdheut. Më shumë se gjysma e...

Arrestime për incidentin në Novi Sad në Serbi, Vuçiç mbledh Këshillin e Sigurisë

Këshilli i Sigurisë Kombëtare në Serbi do të mblidhet të shtunën në mesditë pas arrestimit të 11 personave – përfshirë një ish-ministër – një...

Ambasada Amerikane njofton për vizat: Kalimi i afatit mund të ndikojë përgjithmonë

Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar një njoftim lidhur me rëndësinë e përdorimit korrekt të vizave amerikane. Në postimin e saj në ‘Facebook’, Ambasada thekson...

1990 – Pushtimi i Kuvajtit nga Iraku dhe fillimi i Luftës së Gjirit

Mëngjesin e hershëm të 2 gushtit 1990, forcat e armatosura të Republikës së Irakut, të udhëhequra nga Saddam Husseini, pushtuan shtetin fqinj Kuvajt, një...

Rruga e Dukagjinit, Rama publikon pamjet nga punimet: Ndër segmentet më të rëndësishme

“Rruga e Dukagjinit apo aksi Prekal-Lotaj-Ndërlysaj, është një ndër segmentet me të rëndësishme të veriut të vendit, që lidh Shkodrën me Lekbibaj në Tropojë...

Lajme të tjera

Web TV