Kura që njerzit i bënë “dhuratë” shëndetit para mjekësisë moderne

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përpara mjekësisë moderne, qytetërime të ndryshme kanë shfrytëzuar dhuratat bujare të natyrës për të shëruar dhe trajtuar sëmundje të ndryshme.

Një prej kombinimeve më efikase të produkteve natyrale është ai i hudhrës, rrikës pikante, uthullës, qepës dhe xhenxhefilit.

Toniku i formuar nga këto përbërës konsiderohet një antibiotik shumë i fuqishëm kundër baktereve, mykut dhe virozave.

Kjo kurë përmirëson qarkullimin e gjakut, pastron gjakun, forcon imunitetin, detoksifikon organizmin dhe besohet të ketë ndihmuar miliona njerëz për t’i shpëtuar sëmundjeve më vdekjeprurëse.

Përbërësit:

  • 700 ml uthull molle
  • Treçerek fixhani me hudhër të grirë hollë,
  • Treçerek filxhani me qepë të grirë hollë,
  • 2 speca djegës,
  • Treçerek filxhani me xhenxhefil të grirë,
  • 2 lugë gjelle rrepë pikante të grirë hollë,
  • 2 lugë gjelle me shafran Indie.

Përgatitja:

Merrni një enë të thellë dhe fusni në të të gjithë përbërësit e lartpërmendur përveç uthullës së mollës.

Përziejini mirë dhe më pas hidhini në një kavanoz qelqi.

Shtoni uthullën e mollës deri sa përbërësit të mbulohen tërësisht.

Mbylleni kapakun dhe tundeni e më pas vendoseni në një vend të freskët e të thatë ku duhet ta mbani për 2 javë.

Çdo ditë, kavanozi duhet tundur disa herë dhe pas dy javësh duhet ta kulloni lëngun nëpërmjet një nape ose kullese plastike.

Nëse zgjidhni napën, shtrydheni atë mirë që të lëshojë të gjithë lëngun.

Toniku nuk ka nevojë të mbahet në frigorifer dhe mund të konsumohet gjatë.

Përveç përfitimeve të konsumit të këtij toniku, ekspertët thonë se atë mund ta përdorni edhe në kuzhinë duke e përzier me vaj ulliri dhe përdorur në sallata apo gjellëra të ndryshme.

Si të përdorni tonikun për shëndet të mirë

Lexo edhe :  Ulet pragu i moshës së shqiptarëve që kanë probleme me zemrën

Ekspertët këshillojnë konsumin e një luge gjelle çdo ditë për të luftuar të ftohurën dhe forcuar imunitetin.

Kjo sasi duhet rritur gradualisht deri sa të arrini të konsumoni një gotë të vogël çdo ditë.

Nëse vuani nga një infeksion apo sëmundje e rëndë mund të merrni nga një lugë gjelle çdo 5-6 herë në ditë./O.S

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV