Inceneratori i Tiranës, SPAK zbulon si u arrit tarifa 29 euro/ ton!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një pjesë të dosjes së vendimit të gjyqtare Irena Gjoka lidhur me firmosjen e15 urdhërarresteve ndaj personave në hetim për koncesionin e inceneratorit të Tiranës zbulohet dhe mënyra si u arrit llogaritja e tarifës 29 Euro/ton që duhet të paguanin njësitë e qeverisjes vendore për depozitimin e mbetjeve.

Gjatë hetimeve SPAK ka gjetur të dhëna fiktive të vendosura në studimin e fizibilitetit, të cilët kanë rritur fiktivisht tarifën

Vvetëm për mjetet e transportit kostoja është rritur me 3 milionë euro.

Vlera e mjeteve të transportit në momentin që është përdorur për të llogaritur koston e ndërtimit është shënuar në vlerën prej 750,000 Euro, ndërsa kur është llogaritur tarifa, vlera e mjeteve të transportit është vendosur 3,750,000 Euro.

Diferencat janë të paraqitura në investimet e propozuara për mjetet e transportit, ku në një rast është propozuar shumën 750,000 euro, ndërkohë që në një rast është paraqitur në shumën 3,750,000 euro. Këto diferenca kanë efekt të drejtpërdrejtë në përcaktimin e kostos për njësi të shërbimit të ofruar dhe rrjedhimisht në pagesat e projektuara nga autoritetet publike në funksion të zbatimit të projektit koncesionar. Në të njejtën kohë ato vendosin në dyshim vlerat reale që do investohen nga koncesionari gjatë procesit të zbatimit të projektit koncesionar/PPP. thuhet në dosje.

/O.S

Të fundit

Gjergj Luca ironizon “Thurjen”: Mbahu Shaban, qëndro burrë!

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka komentuar përmes një postimi në rrjete sociale përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria...

Egnatia fiton pastër ndaj kampionëve të Bjellorusisë, kualifikimi vuloset në Rrogozhinë

Egnatia ka mposhtur Dinamo Minsk me rezultatin 0 me 2 në transfertën e Hungarisë. Sfida e parë e vlefshme për turin e dytë të...

Ngjarja e Fierit, gazetarja zbulon detajet: Ishte masakruar në pjesët intime!

Anesti Rama 56 vjeç u vra në mënyrë makabër nga vajza e tij Emanilda Rama 26 vjeç në Fier. Burime bëjnë me dije se...

Përmbysje e madhe në “Loro Boriçi”, Vllaznia triumfon në ndeshjen e parë ndaj Vikingur

Vllaznia fiton 2-1 ndaj Vikingur Reykjavik në Shkodër, në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League. Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt, që...

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Kjo është përgjigjja e Arlind Qorit

Kreu i i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, ka përsëritur distancimin e tij politik nga dy partitë e mëdha, PS dhe PD, duke theksuar se...

Lajme të tjera

Web TV