I sëmuri sillet me urgjencë me helikopter, mjekja kërkon ta mbajë në jetë

Një pacient ka mbërritur me helikopter në gjendje shumë të rëndë në ‘Qendrën Spitalore Nënë Tereza’.

I sëmuri është zbritur nga helikopteri në gjendje shumë të rëndë dhe mjekes i është dashur të kryejë fryëmarrje artificiale duke u përpjekur ta mbajë në jetë.

Sipas informacioneve të fundit, pacienti është dërguar në QSUT për shkak të një problemi të rëndë shëndetësor dhe nuk ka qenë i infektuar me koronavirus.

Deri më tani nuk ka informacione mbi gjendjen aktuale të të sëmurit.