Ish-kryeministri ‘non grata’ në SHBA, Minxhozi zbulon mesazhin e amerikanëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Skënder Minxhozi, duke komentuar deklaratën e të ngarkuarit me punë të SHBA në Tiranë, David Ëisner, i cili tha se nuk i përgjigjet personave të shpallur “non grata”, u shpreh se për amerikanët, ish kryeministri Sali Berisha është një dosje e mbyllur.

Në një intervistë televizive, Minxhozi u shpreh se ky ishte një mesazh edhe për deputetët që e ndjekin Berishën.

“Amerikanët nuk do të humbin asnjë shans për të nënvizuar se Berisha për ta është dosje e mbyllur, se raporti zyrtar me të dhe jo vetëm me të, është kapitull i mbyllur. Ajo që dëshmoi David Ëisner duke mos përdorur emrin e Berishës, kam përshtypjen se e zgjeroi spektrin dhe këtu kam fjalën për Argita Malltezin, që vazhdon përflitet si figurë potenciale për të zëvendësuar të atin. Mesazhi amerikan është mjaft i qartë. Të gjithë zyrtarët e DASH, rikonfirmojnë atë që ka të bëjë me ndërprerjen e komunikimit me personat e sanksionuar. Nuk ka të bëjë vetëm me Berishën, por edhe me ata deputetë që i shkojnë nga pas Berishës. Është i padëshirueshëm për demokracinë më të madhe në botë.

Kjo deklaratë është një artikulim i qartë. Dihet tashmë reshtimi i i fortë i amerikanëve pas këtij projekti, duke e parë aktorin më të fuqishëm, në lojën politike. Pra, fakti që amerikanët thonë se SPAK nuk është me këta dhe as me ata, nënkupton se SPAK është me drejtësinë, me amerikanët dhe me dëshirën e tyre për të sjellë ndryshim, zhbllokim të akteve politike”, theksoi ai.

Në lidhje me paralajmërimin  e kryeministrit Edi Rama për zgjedhje të parakohshme në Partinë Socialiste, Minxhzoi deklaroi: “Përmendja e zgjedhjeve e parakoshme nga Rama mund të jetë gjithçka përveçse e rastësishme. Besoj se Rama ka dashur të testonte terrenin, qytetarët, kundërshtarët politikë. Shihet si një mundësi që do i jepte Ramës avantazh kohor, po të ruante epërsinë mbi Berishën, Bashën, Metën duke qenë forca me e madhe politike dhe fitimtarja e një procesi të parakohshëm elektoral. Kjo është një hipotezë që Ramën e tërheq, e josh. Do të thoja që ajo që Rama sot bëri nuk ishte një tërheqje veshi për moskorrektësinë e deputetëve në mbledhjet e Grupit Parlamentar, por është një shashkë që e hedh në ambientin e Tiranës për të parë reagimin.”/kb

Të fundit

Republikanë në Kongres hartojnë projektligj për blerjen e Groenlandës

Aleatët republikanë të Presidentit të zgjedhur Donald Trump në Dhomën e Përfaqësuesve po përpiqen të sigurojnë mbështetje për një projektligj mbi...

Dosja Xibraka/ Ish-prokurori Beci: Vendimi i pezullimit nuk është përfundimtar

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci, ka komentuar vendimin e Prokurorisë së Posaçme për të pezulluar hetimet lidhur me çështjen Xibraka, me argumentin...

Emergjencat Civile: Rruga e Arbrit e pakalueshme pas reshjeve të dëborës

Emergjencat Civile kanë dhënë informacion në lidhje me situatën në vend, pas reshjeve intensive të dëborës. Sa u takon rrugëve, në qarkun Kukës, të gjitha...

Policia gjen 10 gëzhoja, viktima me precedent për tentativë vrasjeje

Burime për Report tv bëjnë me dije se ndaj 30 vjeçarit Kristian Marku është qëlluar me pistoletë. Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur...

Moti i keq/ Balluku: Rikthehet energjia për 80 % të konsumatorëve të prekur.

Situata e furnizimit me energji elektrike janë përmirësuar në pjesën më të madhe të vendit. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku thotë se...

Lajme të tjera

Web TV