6 mënyra si të filloni më shpejt me qëllimet për vitin 2024

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Viti 2024 është pothuajse këtu dhe nëse keni menduar që tani për vendimet dhe objektivat për 365 ditët e vitit tjetër, dijeni se nuk jeni vetëm. A planifikoni ta bëni 2024-ën, vitin e përmbushjes së qëllimeve tuaja? Nëse po, ja si:

1. Gjeni pse-në tuaj

Ju mund të filloni me planifikimin e ideve për sa kohë kuptoni qëllimin tuaj. Cila është arsyeja pse e doni këtë gjë? Lidheni me një emocion të fortë, pse jo edhe me idenë sesi do të ndiheni në fund të këtij udhëtimi pasi të keni arritur qëllimet specifike.

2. Vendosni qëllime të arritshme

Pasi të kuptoni arsyen tuaj, sigurohuni që rezultati të jetë me të vërtetë i arritshëm. Për shembull, humbja e 30 kilogramëve në 30 ditë ndoshta nuk është e arritshme për shumicën e njerëzve. Por të dalësh dhe të ecësh çdo ditë, është.

3. Filloni ngadalë tani për të krijuar zakone të qëndrueshme

Mos u mundoni të ndryshoni gjithçka në jetën tuaj menjëherë. Njerëzit kanë sukses duke filluar ngadalë me ndryshimet dhe duke krijuar zakone të qëndrueshme.

4. Kthejeni dobësinë tuaj në pikë të fortë

Shndërrimi i dobësive në pika të forta është veçanërisht e rëndësishme. Për shembull, nëse jeni fillestar në çështjet e ushtrimeve në palestër është e rëndësishme të kuptoni dobësitë tuaja dhe t’i jepni përparësi shndërrimit të tyre në pika të forta.

5. Përfitoni nga shitjet tani

Nëse po kërkoni të blini një lloj pajisjeje, blijini ato gjëra tani dhe kurseni ca para. Kjo është veçanërisht e vërtetë nëse keni si qëllim që të bëni më shumë gatime në shtëpi.

6. Kërkoni ndihmë nga jashtë

Lexo edhe :  Çfarë ndodh në mendjen tonë kur e anashkalojmë vaktin e mëngjesit

Nuk ka turp të kërkosh ndihmë pavarësisht se çfarë ke vendosur të bësh. Mbani shënime, flisni me miq të ngushtë dhe familjarë që mund t’ju ndihmojnë për të hartuar strategjitë e qëllimeve tuaja dhe që mund t’ju bëjnë më shumë përgjegjës për objektivat e radhës./E.Ç

Të fundit

Do vazhdojnë shoqërinë apo do jenë kundërshtarë? ‘Kriset’ raporti Rozana-Gjesti

Gjatë qëndrimit të tyre në shpellë, duket se një lojë e nisur nga G Bani dhe Gjesti, “krisi” shoqërinë...

Tragjedi në Kosovë, tre fëmijë humbin jetën pas shembjes së banesës

Një tragjedi ka ndodhur në fshatin Jabllanicë të Gjakovës pasi tre fëmijë kanë humbur jetën. Ata janë zënë poshtë pasi u shemb një banesë...

Sara Gjordeni rrëfen takimin e Bardhit me familjarët e saj

Sara Gjordeni ka rrëfyer takimin e parë të Bardhit me familjarët e saj. Në një intervistë të dhënë së fundmi Sara u shpreh se...

Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Parashikohet rënie e vlerave barike si pasojë e masave ajrore më të ftohta me origjinë verilindore. Kjo do të sjellë mot të kthjellët dhe të...

Horoskopi ditor, 2 Shkurt 2025

Dashi Ndikimi i favorshëm i yjeve, do të bëjë që të keni dëshirë të madhe për të udhëtuar. Ndonëse problemet e mbartura nuk do të...

Lajme të tjera

Web TV