Covid-19/ Kosova shpall një fshat zonë karantine

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qëndron Kastrati, Kryetari i Komunës së Kamenicës ka njoftuar se fshati Topanicë është shpallur zonë karantine nga Ministria e Brendshme në Kosovë.

Vendimi është marrë pasi një banor i këtij vendi dyshohet se ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë me banorët tjerë.

“Për luftimin e kësaj pandemie nuk mjafton vetëm karantinimi i një zone të caktuar, por këtë duhet ta bëjmë të gjithë. Të rrimë në shtëpitë tona në secilën pjesë të komunës”, ka thënë mes tjerash Kastrati në një postim në rrjetin social, Facebook.

Në Kosovë janë aktualisht 106 persona të infektuar me Covid-19.
Qeveria e Kosovës me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit, ka shpallur dhe gjendjen emergjente për shëndetin publik.

Të fundit

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Lajme të tjera

Web TV