Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Balluku: Delegacioni ynë do kthehet krenar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja për Infrastrukturën dhe Energjinë, Belinda Balluku është shprehur se cilido qoftë vendimi që do të marrë Greqia lidhur me kapitujt e negocimit për Shqipërinë, delegacioni shqiptar do të kthehet krenar nga Brukseli.

Gjatë fjalës së saj, Balluku ka shtuar se jemi të gatshëm për hapjen e negociatave teksa ka thënë se Shqipëria i ka kryer të gjitha “detyrat e shtëpisë”.

Pyetje: Dita e sotme e po ashtu data 14 dhe 15 janë të rëndësishme përsa i përket integrimit. Të gjithë shqipatrët tanimë i kanë sytë nga Brukseli për të parë se çfarë do të ndodhë për hapjen e kapitujve dhe sipas të gjitha komunikimeve që qeveria juaj ka pasur me Kancelaritë Evropiane, por edhe me negociatat që po arrihen me Athinën – Greqia a ka hequr dorë nga vetoja duke ju referuar rastit “Beleri” për Shqipërinë apo jo?

Belinda Balluku: Delegacioni shqiptar ndodhet në Bruksel. Nuk e kam një informacion të momentit se çfarë do të bëjë Greqia, por siç e ka thënë edhe kryeministri në Kongresin e PS-së, ne jemi të kënaqur nga rezultatet që kemi arritur. Ky është një vlerësim i ardhur nga Komisioni Evropian për shkak të prezantimit dinjitoz të bërë nga grupet tona gjatë procesit “Screening”. Shqipëria ka përmbushur të gjithë detyrat e shtëpisë. Jemi të gatshëm për hapjen e negociatave, kështu janë shprehur dhe zyrtarë të lartë të BE-së. Delegacioni ynë do të kthehet krenar sot në Shqipëri, cilido që të jetë vendimi që do të marrë Greqia në këtë rast./O.S

Të fundit

Mos harroni, merrni me vete çadrat/ Ja si parashikohet moti për ditën e sotme

Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e vranësirave dhe shirave gjatë gjatë orëve të paradites ku në...

Do të keni takime interesante…çfarë kanë parashikuar yjet për sot

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Të enjten Mërkuri dhe Venusi në aspektin e shkëlqyer favorizojnë mundësi të reja, veçanërisht në dashuri. Megjithatë,...

Dramë deri në fund, Real Madrid mposhtet por kualifikohet pas penalltive në çerekfinale

Real Madrid ka siguruar biletën për çerekfinalet e Ligës së Kampioneve pasi ka mundur me penallti Atleticon pas një ndeshje shumë të tensionuar . Ndeshja...

Si të fshini llogarinë tuaj në Instagram dhe të rikuperoni të gjitha fotot

Ju mund të dëshironi të shkëputeni nga rrjetet sociale duke fshirë llogarinë tuaj , por rreziku është që të humbni materialin fotografik që keni mbledhur ndër vite. Ose,...

Lajme të tjera

Web TV