Taylor Swift feston ditëlindjen, ja sa vjeç bën ylli i muzikës botërore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtarja dhe kantautorja më në qendër të vëmendjes këto kohë, Taylor Swift feston ditëlindjen e saj të 34-të. Dhe cilido që është fans i zjarrtë i këngëtares, sot feston bashkë me të.

Taylor Swift ka lindur më 13 dhjetor 1989 në West Reading, Pensilvani. Ajo ishte ishte shumë e vogël, vetëm 11 vjeç kur këndoi “The Star-Spangled Banner” përpara një ndeshjeje basketbolli në Philadelphia, talenti i së cilës doli në pah dhe që në moshën 12 vjeçare filloi të shkruante këngë.

Swift në vitin 2006 publikoi këngën e saj debutuese “Tim McGraw” dhe më pas albumin “Taylor Swift”.

Sigurisht si çdo artist edhe Taylor ka pasur personazhe me ndikim në jetën e saj personale dhe në karrierë. Ndikimi më i madh muzikor për të është Shania Twain. Ndikues të tjerë gjithashtu kanë qenë edhe LeAnn Rimes, Tina Turner, Dolly Parton, dhe gjyshja e saj e cila ka ka qenë këngëtare profesioniste në opera.

Sipas një analize të Bloomberg, Swift tani është një miliardere, me një pasuri neto prej rreth 1.1 miliardë dollarësh. Në një listë të Forbes të grave më të fuqishme të vitit 2023, Swift u rendit e pesta.

Këtë vit Taylor realizoi edhe turin e saj botëror “Eras Rour” i cili është konsideruar turi me i mirë dhe më fitimprurës i të gjitha kohërave për të.

Ndërkohë kujtojmë gjithashtu se Taylor Swift aktualisht po shijon një romancë me sportistin Travis Kelce./E.Ç

Të fundit

Në det sipër kalit, ish-banorja e ‘BBV’ publikon fotot nga pushimet e luksit në Afrikë

Ish-banorja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Alba Vukaj po i shijon pushimet në Afrikë. Ajo ka...

Avioni rrëzohet sapo ngrihet nga pista, raportohet për të paktën 18 viktima

Një aksident i rëndë ajror ka ndodhur në Sudanin e Jugut, ku të paktën 18 persona humbën jetën, pasi një aeroplan me 21 persona...

“Nestle” investon një miliard dollarë për të rritur prodhimin në Meksikë

Kompania zvicerane e ushqimit Nestle do të investojë një miliard dollarë gjatë tre viteve të ardhshme për të rritur prodhimin në Meksikë, njoftoi presidentja...

Ankthi te të rinjtë, psikologia ngre alarmin: Konsiderohet sëmundje!

Adoleshenca është një periudhë e vështirë dhe shpesh shoqërohet me ankth dhe depresion. Kur këto gjendje bëhen të përhershme, ato mund të ndikojnë negativisht në...

Baba Mondi për kryepeshkopin Janullatos: Ngriti Kishën Ortodokse Shqiptare nga varri

Po zhvillohen homazhet për kryepeshkopin Anastas Janullatos në Katedralen “Ringjallja e Krishtit” në Tiranë, teksa po marrin pjesë për t’i dhënë lamtumirën dhe lutur...

Lajme të tjera

Web TV