U kapën në flagrancë me 500 kg marijuhanë, gjykata e Vlorës lë në burg 7 të arrestuarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e shkallës së parë në Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për 7 të rinjtë e arrestuar në kuadër të operacionit policor “Reset”.

Këta të fundit kanë mbërritur me masa të rrepta sigurie në Gjykatën e shkallës së parë në Vlorë. Të arrestuarit janë:

Idriz Meminaj, 39 vjeç, banues në fshatin Trevllazër;

Romir Meminaj, 49 vjeç, banues në fshatin Trevllazër;

Emanuel Meminaj, 22 vjeç, banues në fshatin Trevllazër;

Nertin Gjoni, 39 vjeç, banues në fshatin Babicë;

Xhuljano Gjoni, 30 vjeç, banues në fshatin Babicë

Laurent Likaj, 37 vjeç, banuses në Vlorë

Altin Meçi, 50 vjeç, banues në Patos.

Ata janë njohur me masën e sigurisë. Prokuroria e Vlorës ka kërkuar për të 7 të arrestuarit masën e sigurisë “Arrest me burg”, ndërsa avokatët mbrojtës kërkuan një masë më të lehtë sigurie. Mbi ta rëndojnë veprat penale “Kultivim i lëndëve narkotike”, “Trafikim i lëndëve narkotike” “Grup i strukturuar kriminal”. Vendimi është dhënë nga gjyqtarja Eranda Cufo.

Gjatë kontrollit në automjet, policia gjeti dhe sekuestroi 34 pako të madhësive të ndryshme, me lëndë narkotike cannabis sativa në formë boçeje, me peshë totale 500 kilogramë. Gjatë kontrolleve në banesa janë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri, 4 automjete dhe 8 celularë.

Droga kishte për qëllim trafikimin drejt shtetit turk. Ka persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal që janë shpallur në kërkim., ndërsa hetimi vazhdon./O.S

Të fundit

Trump paralajmëron pasoja nëse dështon samiti Putin–Zelensky

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, pranoi këtë të hënë se nuk mund të garantojë që presidenti rus, Vladimir Putin,...

Gushti i zi dhe pyetja e madhe: Quo vadis, Shqipëri?

Nga Leonard Veizi Gushti i këtij viti do të mbahet mend si një muaj i zi për vendin. Në vend të gëzimit të verës, plazheve...

Mot me kthjellime dhe vranësira gjatë ditës së sotme

Ditën e sotme (26 gusht) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë fillimisht me vranësira mesatare deri...

Kush e ka internetin më të shpejtë në Ballkan?

Një raport i ri i publikuar nga Radio Evropa e Lirë, bazuar në të dhënat e platformës Speedtest për muajin korrik 2025, tregon se...

26 gusht 1966 – Fillon Lufta Kufitare e Afrikës së Jugut

Më 26 gusht 1966, në Omugulugwombashe të Namibisë veriore, shpërtheu një përplasje e armatosur midis forcave të Afrikës së Jugut dhe luftëtarëve të Organizatës...

Lajme të tjera

Web TV