Lajm i mirë nga Italia, ulet numri i rasteve dhe pritet “rrafshimi i kurbës”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Kurba tregon se po arrijmë në një lloj pllaje (faza në të cilën maja mbetet e qëndrueshme për një periudhë të caktuar), një e dhënë që na tregon se masat e kufizimeve po funksionojnë”. Kështu u shpreh pasditen e sotme kreu i Institutit të Lartë të Shëndetit në Itali, Silvio Bruzaferro.

Sipas tij me një rënie në 3 zona, veriu vazhdon të jetë ende rajoni me më shumë të prekur, diçka e ndërmjetme me disa mijëra raste, dhe disa zona të tjera që kanë një numër të kufizuar rastesh, me një përhapje më të kufizuar. “Deri më tani, indeksi i ngjitjes së kurbës së koronavirusit, është rreth 1, pra 1 njeri infekton mesatarisht 1 tjetër.

“Synimi ynë është që ky indeks të shkojë nën 1, dhe pastaj të shkojë në zero. Ne duhet ta mbajmë këtë indeks nën 1, rreth 0.5 përmes masave efektive, ndërsa për të arritur vlerën zero të infektimeve do të duhen muaj”-thotë ai. Kreu i Institutit të Lartë të Shendetit në Itali ka shkuar edhe më tej, kur tha se ka vënë re një ulje të rasteve të reja në Lombardi.

Edhe pse shifrat që vijnë nga atje, vazhdojnë të jenë ende të larta. Eksperti gjithashtu vuri në dukje një ulje të rasteve. “Ne kemi arritur në një lloje pllaje të kurbës, por kjo nuk do të thotë se do ta ulim vigjilencën:edhe nëse jemi në rrugë të mbarë, pikërisht tani duhet të menaxhojmë zbritjen e rasteve”- shtoi Bruzaferro.

“Zgjedhjet që duhet të merren nga autoritetet në një kurbë në rënie, duhet të evitojnë në çdo rast humbjen e kontrollit mbi epideminë. Duhet të kuptojmë se sa shpejt zbret kurba. Dhe tani për tani, është e vështirë ta bëjmë këtë në një kohë të shkurtër”- tha ai. Brusaferro foli gjithashtu për rimëkëmbjen – dhe për rëndësinë e testimeve.

Lexo edhe :  Trump mund të mos lejohet të flasë në Parlament gjatë vizitës shtetërore në Britani

“Janë të nevojshme teste më të shpejta për të gjetur antitrupa. Po mendojmë të bëjmë këtë lloj hulumtimi ,duke përdorur teknologji që janë në gjendje ta bëjnë këtë gjë”- theksoi zyrtari italian. Sipas parashikimeve të ekspertëve, kjo është ajo që shpresohej:një situatë në të cilën numri ditor i rasteve të reja, të jetë i qëndrueshëm dhe drejt rënies.

Ky lloj trendi po vihej re prej disa ditësh në Itali, dhe veçanërisht në Lombardi. Në nivelin kombëtar, brenda disa ditësh kaloi nga një rritje ditore prej 6.500 rastesh në rreth 4.000 (dje). “Kulmin” më 31 mars e kishte parashikuar eksperti i famshëm i të dhënave të universitetit  ”Insubria” Davide Tosini, në një studim të botuar në fillim të marsit.

Tosi kishte arritur në këtë përfundim, duke vëzhguar paraprakisht ecurinë e infeksioneve në Vuhan. Sipas parashikimeve, tani është e lehtë të pritet një “rrafshim” i kurbës së përgjithshme të pacientëve, dhe më pas mund të nisë një rënie e ngadaltë. Përgjysmimi i rasteve në Itali, pritet të ndodhë në gjysmën e dytë të muajit prill.

S.T

Të fundit

Rama mbledh nesër deputetët e Tiranës! Në takim, edhe drejtorët e Bashkive

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë nesër deputetët e Tiranës dhe drejtuesit e bashkisë në një mbledhje të dytë...

Ndërtimet pa leje, OSHEE: Nuk do lidhim asnjë linjë të re elektrike

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se do t’i bashkohet institucioneve në aksionin kundër ndërtimeve pa leje. Në një njoftim për mediat OSHEE, bën...

Shenja “Hollywood” lind mbi kodrat e Kalifornisë si një reklamë që s’u fshi kurrë

13 korrik 1923 Në një mëngjes të mjegullt korriku mbi kodrat e Los Anxhelosit, një shkrim i madh dhe i bardhë nisi të shfaqej mbi...

Tabaku për median gjermane: Integrimi nis me proceset demokratike!

Në një moment vendimtar kur Shqipëria ka nisur negociatat dhe ka hapur disa prej grupkapitujve të rëndësishëm të integrimit në Bashkimin Europian, deputetja e...

‘M’u ka duk si serbi në Kosovë’, banori i Thethit: Thërrasim edhe diasporën në protesta

Një banor i Dukagjinit, Zef Vladaj i bën thirrje qeverisë për dialog dhe të mos vazhdojnë aksionin për prishjen e objekteve pa leje. Duke...

Lajme të tjera

Web TV