6 sekrete që duhet të dini patjetër para se të nisni një udhëtim me avion

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shumë njerëz që kanë zgjedhur të udhëtojnë me avion drejt destinacionit të tyre të preferuar, mendojnë vetëm për momentin e arritjes. Por, ka shumë gjëra që fillimisht duhet të dini përpara se të niseni në një fluturim. Për këtë, Megan, një eksperte udhëtimesh e cila ka realizuar më shumë se 300 fluturime në jetën e saj, ka dhënë disa këshilla që duhet të kemi kujdes, për të cilat linjat ajrore asnjëherë nuk flasin.

1. Kujdes nga disa hapësira
Në avion ka hapësira padyshim të pista. Bëhet fjalë për xhepat në sedilje, kopsat, apo tavolinat. Për më tepër duhet të keni kujdes që asnjëherë të mos ecni me çorape në avion, pasi korridoret mund të përmbajnë mikrobe të sjella nga dyshemeja e banjës.

2. Batanijet dhe jastëkët
Qëndrojmë ende në temën e pastërtisë. Batanijet dhe jastëkët duhet të shmangen gjithashtu dhe të mos përdoren. Gjetja e tyre vërtetë të pastra është e mundur vetëm gjatë fluturimit të parë në mëngjes, më pas, sipas Megan, ato ripërdoren pa u larë.

3. Vendet më të sigurta në avion
Për sa i përket sigurisë, ekspertja e udhëtimeve caktoi ato në qendër të rreshtit të fundit, në pjesën e pasme të avionit, pasi ato kanë normat më të larta të mbijetesës në raste aksidenti. Por, siç theksoi ajo, ato nuk janë gjithmonë të rehatshme pasi shpesh nuk mund të shtrihesh dot dhe janë afër tualeteve.

4. Vrima në dritare
Shpesh mund ta keni pyetur veten se përse në pjesën e poshtme të dritares ka një vrimë të vogël. Kjo është diçka për të cilën linjat ajrore nuk flasin, por Megan thotë se janë tepër të domosdoshme për avionët, pasi na mbajnë të sigurt. Ato shërbejnë për të rregulluar presionin e kabinës, për të mbajtur dritaren e fortë dhe për të parandaluar mjegullimin e saj.

Lexo edhe :  Në ditën e saj të lindjes, Ardit Gjebrea falënderon vjehrrit për “dhuratën”

5. Jeleku shpëtimit
Të supozosh dhe të jesh i bindur se ke një jelek shpëtimi nën sediljen tënde është e gabuar. Sapo të hipni në bord është mirë të kontrolloni nëse e keni një të tillë në rast urgjence. Nëse nuk e keni, pasi shumë pasagjerë e kanë zakon të vjedhin jelekët e shpëtimit, është mirë t’ia komunikoni stafit.

6. Sekreti i banjove të avionëve
Më në fund, Megan zbuloi sekretin e banjove. Tualetet e avionit mund të hapen nga jashtë nëse është e nevojshme. Kjo mundësi është shumë e dobishme nëse, për shembull, një pasagjer ndihet i sëmurë./E.Ç

Të fundit

Pesë arsyet pse duhet të pini kafe para se të shkoni në palestër

Hulumtimet e fundit zbulojnë 5 arsye që janë të mira për ne dhe duhet të pini një filxhan kafe...

Bilanci i janarit, Koçiu: Investime në shëndetësi dhe mbrojtjen sociale

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka bërë publik këtë mëngjes, bilancin e investimeve dhe reformave të ndërmarra nga institucioni që ajo...

Po na “zhgënjen” shumë zoti President!

Nga Myslim Murrizi Të “ lutem” shumë, të paktën mos na i pengo pagesat për komisionin Xhafaj të “specialistëve” të Sorosit, se ndryshe na “more”...

Fundjava me aksidente/ Qibini: Përveç gjobës, duhen dhe masa administrative për shkelësit

Kjo fundjavë që lamë pas ka qenë e mbushur me aksidente. Sipas ekspertit rrugor, Islam Qibini, shkak janë bërë lëvizjet e shtuara dhe shpërfillja...

Preç Zogaj për protestën e 8 shkurtit: Ndoshta demokratët duan të testojnë…

Analisti Preç Zogaj ka komentuar protestën e planifikuar nga Partia Demokratike më 8 shkurt, duke u shprehur skeptik mbi efektivitetin e saj. Sipas tij, PD...

Lajme të tjera

Web TV